Takimi i Ministrit në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Gent Cakaj me Nën-Sekretaren e Përgjithshme për Çështjet Politike dhe Paqendërtuese në OKB, Rosemary DiCarlo

Gjatë pjesëmarrjes në punimet e sesionit të 74 të Asamblesë së Përgjithshme, Ministri në Detyrë, z. Cakaj u takua me Nën-Sekretaren e Përgjithshme për Çështjet Politike dhe Paqendërtuese në OKB, Rosemary DiCarlo.
Takimi përmbajti veçanërisht tre gjëra me rëndësi:

Së pari, u nënvizua mbështetja e Shqipërisë për rritjen e efektivitetit të operacioneve paqeruajtëse të ndërmarra nga organizata dhe përpjekjeve të vazhdueshme për forcimin e "Fondit për Ndërtimin e Paqes”.

Së dyti, u theksua fuqishëm nevoja e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në OKB dhe njohjen e pavarësisë së saj prej të gjitha vendeve anëtare si masë e vendosjes së drejtësisë historike dhe pranimit të realitetit objektiv.

Së treti, u shpalos programi i Shqipërisë në shërbim të kandidaturës së vendit tonë për vendin e anëtarit jo të pëhershëm në Këshillin e Sigurimit për periudhën 2022-2023.

Shqipëria do të jetë gjithmonë një partner i besueshëm e faktor konstruktiv në marrëdhënie dypalëshe e organizata shumëpalshe në përgjithësi.

Adresa

Misioni i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në OKB
320 East 79th Street,
New York, N.Y. 10075

Tel / Fax

Tel. +1212 2492059
Fax. 1212 5352917
Nr. e emergjences:+1 347 241 4434/ +1 202 758 9526

E-MAIL

mission.newyork@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00