Takimi i Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare dhe vëzhguese të Kartës Adriatik-5

Nën kryesinë shqiptare të Kartës së Adriatik-5, në New York u organizua dreka tradicionale e punës për Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare dhe vëzhguese të kësaj iniciative.

Për më tepër se një dekadë e gjysmë, Karta e Adriatikut ka ndihmuar në shkallë të konsiderueshme ruajtjen e frymës euroatlantike në rajon dhe procesin e anëtarësimit të Kroacisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe së shpejti Maqedonisë të Veriut.

Pas anëtarësimit të katër anëtarëve të saj në NATO, sfida e Kartës SHBA-Atlantike është shqyrtimi i formave të reja të bashkëpunimit në shërbim të sigurisë rajonale. Natyrisht, Shqipëria konsideron se anëtarësimi i Kosovës në këtë nismë është i një rëndësie të veçantë nga pikëpamja e sigurisë dhe e thellimit të përcaktimit euroatlantik të Ballkanit Perendimor.

Shqipëria mbështet fuqimisht idenë se orientimi euroatlantik është jetik për promovimin e zhvillimit demokratik dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe perspektivën e sigurtë!

Adresa

Misioni i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në OKB
320 East 79th Street,
New York, N.Y. 10075

Tel / Fax

Tel. +1212 2492059
Fax. 1212 5352917
Nr. e emergjences:+1 347 241 4434/ +1 202 758 9526

E-MAIL

mission.newyork@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00