Hapja e punimeve të Sesionit të 74 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

Çështja qëndrore e punimeve të këtij sesioni ishte bashkëpunimi shumëpalësh në funksion të zbatimit të objektivave të platformës për zhvillim të qëndrueshëm 2030. Ndër të tjera, një vëmendje e veçantë iu kushtua angazhimit të përbashkët kundër varfërisë së skajshme dhe ekstremizmit të dhunshëm, përpjekjeve për arsim më cilësor e zhvillim ekonomik dhe bashkërendimit të qëndrimeve për përballjen me ndryshimet klimatike.

Marrë parasysh ambicjen e Shqipërisë për të siguruar vendin e anëtarit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit 2022-2023, një pjesë e konsiderueshme e përpjekjeve të delegacionit shqiptar u fokusua pikërisht në sigurimin e mbështetjeve politike të vendeve të ndryshme pjesëmarrëse për kandidaturën tonë.

Si bartëse e shumë nismave rajonale, anëtare e NATO-s dhe kryesuese e ardhshme e OSBE-së, Shqipëria jo vetëm ka dëshmuar besueshmërinë e lartë në rrafshin shumëpalësh në përgjithësi por ofron edhe një program pothuajse të pazëvendësueshëm për vëndin e anëtarit jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit në veçanti.

Gjatë takimeve të shumta në New York u punua veçanërisht në shërbim të njohjeve të Republikës së Kosovës.
 

Adresa

Misioni i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në OKB
320 East 79th Street,
New York, N.Y. 10075

Tel / Fax

Tel. +1212 2492059
Fax. 1212 5352917
Nr. e emergjences:+1 347 241 4434/ +1 202 758 9526

E-MAIL

mission.newyork@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00