Gëzuar 104 vjetorin e Pavarësisë

Në një atmosfere të mrekullueshme festive, komuniteti shqiptar në Nju Jork festoi 104 vjetorin e Pavarësisë. Eventi u organizua nën kujdesin e anëtarit të Asamblesë së Nju Jorkut Z. Mark Gjonaj, një sërë shoqatash shqiptare në SHBA dhe me kontributin e vyer të z. Sal Rusi.

Përfaqësuesja e Përhershme e Republikës së Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara, Ambasadorja Besiana Kadare, përshëndeti pjesëmarrësit në mbrëmje dhe përgëzoi organizatorët e saj duke i uruar Festën e Pavarësisë të gjithë komunitetit Shqiptar në Nju Jork, si dhe vlerësoi kontributin e lartë të këtij komuniteti si brenda dhe jashtë kufijve të vendit, përfaqësues të denjë të çdo treve shqiptare.

Përzemërsisht u mirëprit dhe përshëndetja e mbrëmjes nga Kryetari i Bashkisë së Nju Jork, Z. Bill de Blasio i cili vuri në pah rëndësinë e kontributeve të komunitetit shqiptar në përditësinë e jetës së Nju Jorkut.  

Drejtuesja e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork, Ambasadore Teuta Sahatqija i përcolli gjithashtu pjesëmarrësve urimet për fetën mbarëkombëtare.  

Adresa

Misioni i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në OKB
320 East 79th Street,
New York, N.Y. 10075

Tel / Fax

Tel. +1212 2492059
Fax. 1212 5352917

E-MAIL

mission.newyork@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00