“TË PANDARË PËR SHQIPËRINË” - Samiti i Parë i Diasporës Shqiptare

Nga data 18-20 Nëntor 2016, nën patronazhin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, në bashkëpunim edhe me pjesëmarrjen e aktorëve të rëndësishëm të jetës politike, institucionale dhe shoqërore nga Kosova, por edhe nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës, u zhvillua në Tiranë Samiti i Parë i Diasporës Shqiptare, nën moton “TË PANDARË PËR SHQIPËRINË”.
Samiti mblodhi për herë të parë, pa dallime politike, gjeografike, prejardhje, gjenerate, rreth 1000 përfaqësues të shoqatave të ndryshme shqiptare, personalitete të shquar, por edhe anëtarë të thjeshtë, bashkëkombas nga 40 vende,  prej të gjithë kontinenteve, me synimin për të krijuar një urë bashkëpunimi, komunikimi e ndërveprimi, në të mirë të ruajtjes dhe forcimit të lidhjeve mes Diasporës dhe Atdheut, si edhe mes komuniteteve të veçantë, në vende e kontinente të ndryshëm.

Adresa

Misioni i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në OKB
320 East 79th Street,
New York, N.Y. 10075

Tel / Fax

Tel. +1212 2492059
Fax. 1212 5352917

E-MAIL

mission.newyork@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00