Zv/Ministrja e Punëve të Brendshme zhvillon një vizitë pune në Mbretërinë e Bashkuar

Zv/Ministrja e Punëve të Brendshme, znj. Elona Gjebrea zhvilloi në datat  8 – 10 Shkurt 2017 një vizitë pune në Mbretërinë e Bashkuar. Në kuadër të kësaj vizite, znj. Gjebrea mbajti një fjalë në panelin e hapjes së Konferencës të zhvilluar nga Universiteti St. Mary, Qendra për Studimin e Skllavërisë Moderne, lidhur me politikat e skllavërisë moderne dhe trafikimit të qenieve njerëzore, si dhe zhvilloi nëdatën 08 Shkurt 2017 dy takime në zyrat e Home Office, me z. Brandon Lewis, Zv/Ministër i Brendshëm për çështjet e policisë dhe  znj. Sarah Newton, Zv/Ministre e Brendshme për çështjet e trafikimit, sigurisë dhe ekstremizmit të dhunshëm. 
 
Takimet u fokusuan në problemet që lidhen me intensifikimin e bashkëpunimit lidhur me luftën ndaj trafikimit dhe krimit të organizuar, gjatë të cilëve të dyja palët shprehën gatishmërinë dhe domosdoshmërinë e forcimit në të ardhmen të bashkëpunimit mes dy shteteve dhe agjencive ligj zbatuese në këto fusha. U theksua se Memorandumi i Bashkëpunimit i nënshkruar ndërmjet ministrave të brendshëm të të dy vendevenë datë 04.12.2014, Saimir Tahiri dhe Theresa May, përbën një bazë solide për institucionalizimin e këtij bashkëpunimi.
 
Gjatë takimeve u shkëmbyen informacione lidhur me strukturat respektive që trajtojnë çështjet e trafikimit dhe krimit të organizuar. Znj. Newton, pasi shprehu vlerësimin e lartë për arritjet në vendin tonë në drejtim të intensifikimit të luftës  kundër këtyre fenomeneve, u ndal në veçanti në problemet që lidhen me rritjen e numrit të personave të paraqitur pranë autoriteteve britanike si viktima të trafikimit, si dhe të përfshirjes së shqiptarëve në aktivitetet e krimit të organizuar. Znj. Gjebrea theksoi se ekziston një bazë ligjore e mirë për bashkëpunim në këtë fushë, ku përmendi Memorandumin e Bashkëpunimit, si dhe kërkoi nga pala britanike që të dyja vendet të ndërmarrin hapa të mëtejshme në drejtim të zbatimit të këtij memorandumi, duke filluar me caktimin e personave të kontaktit, apo të protokolleve konkrete në zbatim të tij.
 
Ambasadori Qirko shprehu gatishmërinë e Ambasadës për të bashkëpunuar me autoritet britanike për problemet që lidhen me trafikimin dhe krimin e organizuar. Ai theksoi se pranë Ambasadës është atashuar dhe Oficeri Ndërlidhës i Kontaktit nga Policia e Shtetit, i cili është i gatshëm të bashkëpunojë me autoritetet britanike për këto çështje dhe të tjera të fushës së bashkëpunimit policor.

Adresa

Ambasada Shqiptare
33 St. George\'s Drive,
London SW1V 4DG

Tel / Fax

Tel: +44(0) 20 7828 8897
Fax.+44 (0) 77 8562 8137
Emergency call:
+44 (0) 75 18662630

E-MAIL

embassy.london@mfa.gov.al
consular.london@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Shërbimi Konsullor:
E hënë, E mërkurë
09:00-14:00
Pasaportat: E marte, E Enjte 09:00-12:00