Zhvillohet në Londër ‘Albanian Green Energy Forum’

Në datën 27.04.2017 Ambasada e RSH në Londër, në bashkëpunim me Dhomën Shqiptaro-Britanike të Tregtisë dhe Industrisë, me mbështetjen e Lord Watson of Richmond CBE, si dhe të një sërë kompanish prestigjioze britanike në Mbretërinë e Bashkuar, organizuan “Albanian Green Energy Forum’. Ndër panelistët kryesorë ishte z.Gëzim Musabelliu–Zëvendësministër i Energjisë dhe Industrisë të Republikës së Shqipërisë, si dhe përfaqësues analistë të kompanive eksperte në fushën e energjitikës, të studiove të ndryshme ligjore, që operojnë si në Shqipëri, ashtu edhe në MB, por jo vetëm. Qëllimi i Forumit ishte njohja me realitetin dhe mundësitë e shumta, që aktualisht Shqipëria ofron për bashkëpunim dhe investime në fushën e energjitikës, veçanërisht në sektorin e ashtuquajtur të energjisë së rinovueshme (green energy). Pjesëmarrës në Forum ishin një sërë kompanish prestigjoze britanike, por edhe përfaqësues të biznesit nga diaspora në Britaninë e Madhe, të interesuar për bashkëpunimin në këtë fushë. 
 
Në fjalën e tij, Ambasadori Qirko prezantoi objektivin e qeverisë shqiptare për tërheqjen e sa më shumë investimeve në fushën e energjitikës, veçanërisht në atë të rinovueshme, me qëllim rritjen e kapacitetit të prodhimt të brendshëm të energjisë, luajtjen e rolit kyç në krijimin e një ambjenti stimulues për investimet në strukturat e energjisë, në kapacitetet e reja prodhuese. Duke qënë se Shqipëria posedon burime të rëndësishme të potencialit të energjisë së rinovueshme si: burimet hidrike, era, energjia diellore,etj, përmirësimi i kuadrit ligjor mbi sistemin energjitik në përputhje me legjislacionin e BE-së, por nisur edhe nga fakti se ‘green energy’ është një fushë relativisht e re në sistemin energjitik shqiptar, Ambasadori ftoi kompanitë britanike dhe shqiptare të konsiderojnë mundësitë e investimit dhe bashkëpunimit të tyre në këtë aspekt.
 
Duke qënë një njohës i mirë dhe dashamirës i Shqipërisë, Lord Watson theksoi se ajo ofron mundësi të mrekullueshme investimi, dhe se pavarësisht pozitës periferike gjeografike në Evropë, krejt e kundërta mund të pohohet përsa i përket kapaciteteve dhe ambjentit favorizues që ajo posedon. Ndërsa kryetari i Dhomës Shqiptaro-Britanikë të Tregtisë dhe Industrisë z.Zenel Hoxha konsideroi me rëndësi organizimin e forumeve të tilla informuese, me qëllim njohjen e kapaciteteve dhe terrenit të favorshëm të investimit në Shqipëri këtë aspekt.  
 
Ndërsa Zëvendësministri Musabelliu, paraqiti një panoramë të detajuar të kushteve optimale të zhvillimit të sektorit të energjisë në vend, masat e marra, përmirësimi i kuadrit ligjor, në funksion të sfidës për promovimin e energjisë së rinovueshme si një burim energjie në përputhje me standartet e ruajtjes së sitemit ekologjik. 

Adresa

Ambasada Shqiptare
33 St. George\'s Drive,
London SW1V 4DG

Tel / Fax

Tel: +44(0) 20 7828 8897
Fax.+44 (0) 77 8562 8137
Emergency call:
+44 (0) 75 18662630

E-MAIL

embassy.london@mfa.gov.al
consular.london@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Shërbimi Konsullor:
E hënë, E mërkurë
09:00-14:00
Pasaportat: E marte, E Enjte 09:00-12:00