Zhvillohet ceremonia e paraqitjes së Kredencialeve

Në datë 22 nëntor 2016, Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Britaninë e Madhe dhe Irlandën e Veriut, Qirjako Qirko, paraqiti Letër Kredencialet pranë Madhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeth II.
 
Në selinë  mbretërore,  Buckingam Palace ku u zhvillua ceremonia e dorëzimit të Letër Kredencialeve, Ambasadori Qirko shoqërohej nga Marshalli  i Trupit Diplomatik, Alistair Harrison, dhe  Ndihmës Sekretari i Përhershëm i FCO, Sir Simon McDonald.
 
Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore Mbretëresha Elizabeth II i uroi mirëseardhjen  Ambasadorit Qirko duke i dëshiruar njëkohësisht sukses në këtë detyrë të rëndësishme.
 
Duke marrë fjalën ambasadori Qirko, thekoi se e konsideronte privilegj përfaqësimin e Republikës së Shqipërisë pranë Oborrit të St James. Ai falenderoi Mbretëreshën Elizabeth II për mbështetjen dhe ndihmën që ajo dhe vendi i saj i kanë dhënë zhvillimeve demokratike në Shqipëri, integrimit euroatlantik të vendit dhe problemit shqiptar në përgjithësi. Në vijim ambasadori Qirko informoi Madhërinë e Saj për rolin që Republika e Shqipërisë luan në rajon si faktor paqeje dhe stabiliteti,  si dhe kontributin që jep në çështjet globale si anëtare e NATO-s dhe organizatave të tjera ndërkombëtare.
 
Duke marrë fjalën Mbretëresha Elizabeth  II, ndër të tjera, do të shprehej “. . . jam vërtet e impresionuar  nga zhvillimi i Shqipërisë dhe roli i saj, në një kohë kaq të shkurtër. “
 
Në vijim u procedura  me prezantimin e diplomatëve shqiptarë në Londër dhe me funksionin që kryen secili prej tyre. Duke parë përbërjen e diplomatëve të kësaj ambasade Mbretëresha Elizabeth II do të konstatonte se “. . . shikoj se në përfaqësinë tuaj diplomatike gati gjysma e diplomatëve përbëhet nga zonja dhe kjo është gjë shumë e mirë”. Ambasadori Qirko ndërhyri duke informuar se në shërbimin e jashtëm zonjat përbëjnë shumicë me gati 55%  të të gjithë stafit. 

Adresa

Ambasada Shqiptare
33 St. George\'s Drive,
London SW1V 4DG

Tel / Fax

Tel: +44(0) 20 7828 8897
Fax.+44 (0) 77 8562 8137
Emergency call:
+44 (0) 75 18662630

E-MAIL

embassy.london@mfa.gov.al
consular.london@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Shërbimi Konsullor:
E hënë, E mërkurë
09:00-14:00
Pasaportat: E marte, E Enjte 09:00-12:00