Vizita e Kryeparlamentarit Meta në Londër

 
Me ftesë të parlamentit britanik në datat 12-14 shtator zhvilloi një vizitë zyrtare në Londër një delegacion i Kuvendit të Shqipërisë i kryesuar nga Kryetari I Kuvendit z. Ilir Meta. Në përbërje të delegacionit shqiptar ishin dhe zj. Arta Dade, Kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme dhe z. Gerti Bogdani, deputet.
 
Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë u prit në takime të veçanta nga Kryetari i Dhomës së Ulët të parlamentit britanik z.John Bercow, Drejtuesi I Dhomës së Ulët Lidington, Kryetari i Unionit Ndër parlamentar Britanik, Evans, Ministri I Shtetit për Sigurinë Wallace, Kryetari I Dhomës së Lordëve Boswell, Kryetarin e Komitetit për Drejtësinë, Neil , Kryetari i Komitetit për Mbrojtjen Lewis si dhe me një  numër të madh deputetësh dhe anëtarësh  të dhomës së lordëve.
 
Në të gjitha takimet të dy palët konfirmuan nivelin e shkëlqyer politik të marrëdhënieve midis dy vendeve si dhe u vlerësua roli që parlamentarët e të dy vendeve mund të luajnë në thellimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.
 
Zoti Meta informoi bashkëfolësit për zhvillimet më të fundit në vend lidhur me reformën në drejtësi, rolin e Shqipërisë në rajonin e Ballkanit dhe marrëdhëniet me fqinjët, përmbushjen e detyrimeve lidhur me integrimin në BE të vendit, luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe  trafikimit.
 
Pala britanike  vlerësoi rritmi I reformave të ndërmarra nga qeveria vitet e fundit, politika e jashtme e shtetit shqiptar si faktor i rëndësishëm paqeje dhe stabiliteti në rajon, angazhimi I qeverisë në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit të qenieve njerëzore, terrorizmit etj. 
 
Gjithashtu u ra dakord intensifikimi i kontakteve midis deputetëve të të dy parlamenteve si dhe midis  grupeve të miqësisë të parlamenteve respektive  me synim shkëmbimin e eksperiencave më të mira  dhe rritjen e njohjes së ndërsjellë.  

Adresa

Ambasada Shqiptare
33 St. George\'s Drive,
London SW1V 4DG

Tel / Fax

Tel: +44(0) 20 7828 8897
Fax.+44 (0) 77 8562 8137
Emergency call:
+44 (0) 75 18662630

E-MAIL

embassy.london@mfa.gov.al
consular.london@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Shërbimi Konsullor:
E hënë, E mërkurë
09:00-14:00
Pasaportat: E marte, E Enjte 09:00-12:00