Vizitë zyrtare e Ministrit Bushati në Republikën e Irlandës

Në datat 15-16 maj 2018, Ministri për  Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Ditmir Bushati, zhvilloi  një vizitë zyrtare në Republikën e Irlandës.  Gjatë kësaj vizite u zhvilluan disa takime të rëndësishme, ku veçojmë takimin me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Irlandës, z. Simon Coveney, me Kryetarin e Dhomës së Ulët të Parlamentit irlandez, z. Seán Ó Fearghaíl,   si dhe një takim i zgjeruar me Kryetarin, z. Michael Healy-Rae dhe anëtarët e Komitetit të Përbashkët për Çështjet e BE-së të Parlamentit irlandez.
 
Në fokus të bisedimeve mes dy ministrave ishin çështjet e integrimit evropian të Shqipërisë, intensifikimi i marrëdhënieve bilaterale, thellimi i bashkëpunimit ekonomik, liberalizimi i vizave dhe çështjet e Brexit. Ministri Bushati shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Irlandës në procesin e integrimit evropian të vendit tonë dhe bëri një prezantim të  masave të  marra nga qeveria shqiptare në adresimin e 5 prioriteteve, veçanërisht në reformën në drejtësi dhe procesin e vetting-ut.
 
Të dy palët ranë dakord për domosdoshmërinë e intensifikimit të marrëdhënieve bilaterale dhe identifikimin e fushave të ndryshme të bashkëpunimit me interes të përbashkët. Një vëmendje të veçantë në këtë takim pati thellimi i bashkëpunimit ekonomik, në fushën e turizmit, agro-turizmit, industrisë ushqimore si dhe liberalizimi i vizave.
 
Ministri Bushati u shpreh se thellimi i marrëdhënieve midis dy vendeve do të inkurajonte bashkëpunimin në të gjitha fushat kryesisht atë të turizmit. Ministri Coveney falënderoi homologun e tij për vizitën dhe ri-konfirmoi mbështetjen e fuqishme dhe të pakushtëzuar të Irlandës për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian.
 
Gjatë takimeve me zyrtarë të lartë të parlamentit irlandez, Ministrit Bushati iu shpreh vlerësimi maksimal dhe mbështetja e parlamentarëve irlandez për arritjet e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, ata u shprehën të gatshëm për të thelluar më tej bashkëpunimin parlamentar nëpërmjet grupeve të miqësisë dhe shkëmbimit të vizitave. 

Adresa

Ambasada Shqiptare
33 St. George\'s Drive,
London SW1V 4DG

Tel / Fax

Tel: +44(0) 20 7828 8897
Fax.+44 (0) 77 8562 8137
Emergency call:
+44 (0) 75 18662630

E-MAIL

embassy.london@mfa.gov.al
consular.london@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Shërbimi Konsullor:
E hënë, E mërkurë
09:00-14:00
Pasaportat: E marte, E Enjte 09:00-12:00