Vizitë zyrtare e Ministres së Mbrojtjes

Në datat 18-20 qershor 2018 një delegacion i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, i kryesuar nga Ministrja e Mbrojtjes, znj. Olta Xhaçka, kreu një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, me ftesë të homologut të saj, z. Gavin Williamson.  Qëllimi i vizitës ishte thellimi i bashkëpunimit ushtarak dypalësh si dhe në fusha të tjera me interes të përbashkët.
 
Në takimet me zyrtarët britanikë, ministrja Xhaçka vlerësoi kontributin dhe mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për reformat kyçe në Shqipëri për forcimin e demokracisë dhe shtetit ligjor, të cilat ajo i konsideroi si vendimtare në rrugën drejt procesit të integrimit euro – atlantik. Gjithashtu, ministrja Xhaçka konsideroi se hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, rrit përgjegjësinë e institucioneve tona për transformimin e mëtejshëm të vendit.
 
Zonja Xhaçka u shpreh se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave për anëtarësimin, çka sipas saj do të ishte një hap pozitiv dhe stabilizues për politikën e brendshme dhe atë rajonale si dhe perspektivën e sigurisë.
 
Nga ana e tij Sekretari për Mbrojtjen në Mbretërinë e Bashkuar Gavin Williamsonu shpreh Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në forcimin e institucioneve demokratike dhe e konsideroi vendin tonë si një faktor shumë të rëndësishëm në Ballkan. Sekretari Williamson e vlerësoi si të shkëlqyer dhe me pritshmëri shumë të mira për të ardhmen, bashkëpunimin me Shqipërinë në fushën e mbrojtjes.
 
Gjatë qëndrimit të saj në Londër, Ministrja Xhaçka u takua edhe me ministrin për Evropën dhe Amerikat, Sir Alan Duncan, Drejtorin e Përgjithshëm të Politikës së Jashtme, z. Richard Moore si dhe Ministrin e Shtetit për Mbrojtjen, Lordin Howe, i cili është njëherësh zëvendëskryetar i Dhomës së Lordëve.
 

Adresa

Ambasada Shqiptare
33 St. George\'s Drive,
London SW1V 4DG

Tel / Fax

Tel: +44(0) 20 7828 8897
Fax.+44 (0) 77 8562 8137
Emergency call:
+44 (0) 75 18662630

E-MAIL

embassy.london@mfa.gov.al
consular.london@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Shërbimi Konsullor:
E hënë, E mërkurë
09:00-14:00
Pasaportat: E marte, E Enjte 09:00-12:00