Vendosen marrëdhëniet diplomatike me Shën Kits dhe Nevis

Më 31 tetor 2018, në ambientet e Komisionit të Lartë të Shën Kits dhe Nevis në Londër, ambasadorët respektivë nënshkruan Komunikatën e Përbashkët për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Federatës së Shën Kits dhe Nevisit.

 

Ambasadori Qirko zhvilloi një bisedë të ngrohtë me Komisionerin e Lartë të Shën Kits dhe Nevisit, Kevin Isaac, gjatë të cilës  biseduan mbi mundësitë e rritjes së bashkëpunimit midis dy vendeve në kuadrin e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, si dhe promovimit të investimeve në fushën e ekonomisë dhe turizmit. Së shpejti të dy vendet do të nënshkruajnë një marrëveshje mbi heqjen e vizave reciproke për mbajtësit e pasaportave të zakonshme.

Adresa

Ambasada Shqiptare
33 St. George\'s Drive,
London SW1V 4DG

Tel / Fax

Tel: +44(0) 20 7828 8897
Fax.+44 (0) 77 8562 8137
Emergency call:
+44 (0) 75 18662630

E-MAIL

embassy.london@mfa.gov.al
consular.london@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Shërbimi Konsullor:
E hënë, E mërkurë
09:00-14:00
Pasaportat: E marte, E Enjte 09:00-12:00