Takim me shoqatën Anglo-Albanian

Në datë 14 dhjetor 2016 në mjediset e Ambasadës së RSH në Londër u zhvillua takimi me drejtuesit dhe anëtarët më të shquar  të Anglo-Albanian Association (AAA). Ky ishte takimi i parë formal me anëtarët e kësaj shoqate, ndërkohë me drejtuesit e saj një takim njohës u zhvillua prej Ambasadorit menjëherë pas marrjes së detyrës.
 
AAA, e themeluar që në vitin 1912, organizon aktiviteteve të rregullta për promovimin e çështjes shqiptare në BM, duke përfshirë këtu ligjërata për historinë, kulturën dhe muzikën shqiptare, promovimit të librave dhe shfaqjen e filmave shqiptarë.
 
Ambasadori Qirko, duke iu uruar mirëseardhjen të pranishmëve dhe vlerësuar kontributin e kësaj shoqate në dobi të çështjes shqiptare për më shumë se një shekull, informoi shkurtimisht për zhvillimet më të fundit në Shqipëri lidhur me proceset integruese ne BE dhe rolin e Shqipërisë si faktor stabiliteti në rajon. Më pas siguroi anëtarët e AAA se i gjithë stafi   i ambasadës do të jetë i gatshëm t’ju ndihmojë në zhvillimin e aktiviteteve të AAA në të ardhmen.
 
Stephen Nash, drejtuesi i  AAA, falënderoi nga ana e shoqatës Ambasadën për bashkëpunimin e ofruar, si dhe bëri një përmbledhje të aktiviteteve të zhvilluara nga AAA gjatë këtij viti. Ndërkohë që aktiviteti  i sotëm shënonte dhe mbylljen e kalendarit të aktiviteteve për këtë vit, ai njoftoi se aktiviteti i radhës do të zhvillohet në ambiente e ambasadës së RSH në Londër dhe me subjekt arkeologjinë shqiptare.
 
Aktiviteti vijoi me shfaqjen e filmit “Përrallë nga e kaluara”, i cili ishte restauruar dhe përshtatur me formatet bashkëkohore të transmetimit digjital, falë një projekti të  mbështetur financiarisht ngas AAA. Të pranishmit patën mundësinë që të diskutonin lidhur me mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në të ardhmen midis  Ambasadës dhe AAA gjatë një kokteji të thjeshtë, i cili shënoi edhe mbylljen e aktivitetit. 

Adresa

Ambasada Shqiptare
33 St. George\'s Drive,
London SW1V 4DG

Tel / Fax

Tel: +44(0) 20 7828 8897
Fax.+44 (0) 77 8562 8137
Emergency call:
+44 (0) 75 18662630

E-MAIL

embassy.london@mfa.gov.al
consular.london@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Shërbimi Konsullor:
E hënë, E mërkurë
09:00-14:00
Pasaportat: E marte, E Enjte 09:00-12:00