Shqipëria merr pjesë në panairin e përvitshëm “World Travel Market”

Në datat 7-9 nëntor 2016, u zhvillua në Londër panairi i përvitshëm “World Travel  Market”, ku Shqipëria u përfaqësua me stendën e saj të produkteve dhe shërbimeve në fushën e turizmit. Delegacioni shqiptar u kryesua nga Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes znj. Milva Ekonomi, si dhe morën pjesë Agjencia Kombëtare e Turizmit, si dhe 15 operatorë turistik nga Shqipëria. Nga organizatorët e aktivitetit, prezantimi i Shqipërisë në këtë panair u konsiderua si më i miri në raport me vitet e kaluara, duke përbërë njëkohësisht një kontribut të rëndësishëm në drejtim të promovimit të turizmit shqiptar.       
 
Znj. Ekonomi zhvilloi një takim me Kreun e Organizatës Botërore të Turizmit z.Taleb Rifai, të cilin e njohu me zhvillimin e turizmit, si dhe me sfidën e MZHETTS për zgjerimin e pjesëmarrjes së Shqipërisë edhe në panaire të tjera ku ofrohet industria e turizmit edhe për shtetas që vijnë nga vendet e Lindjes së Largët, Azisë apo edhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
 
Interes i veçantë për Shqipërinë u tregua nga disa kanale televizive të njohura si BBC World, Travel Chanel, Euronews, si dhe përfaqësues të Bordit Kombëtar të Turizmit në Britani, ku Ministrja Ekonomi bashkëbisedoi me ta dhe shprehu interesin për të promovuar turizmin shqiptar.
 
Gjatë ditëve të panairit, stenda e Shqipërisë, tërhoqi vëmendjen e mjaft operatorëve turistikë, jo vetëm nga BM por edhe nga rajone të tjera të botës,   ndërkohë që përfaqësuesit e operatorëve turistikë shqiptarë zhvilluan negociata dhe përfunduan nënshkrimin e disa kontratave me homologët e tyre të huaj për sezonin turistik 2017.
 
Ky aktivitet u ndoq në vijimësi nga Ambasada shqiptare në Londër. 

Adresa

Ambasada Shqiptare
33 St. George\'s Drive,
London SW1V 4DG

Tel / Fax

Tel: +44(0) 20 7828 8897
Fax.+44 (0) 77 8562 8137
Emergency call:
+44 (0) 75 18662630

E-MAIL

embassy.london@mfa.gov.al
consular.london@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Shërbimi Konsullor:
E hënë, E mërkurë
09:00-14:00
Pasaportat: E marte, E Enjte 09:00-12:00