Shoqatat shqiptare festojnë Pavarësinë e Kosovës

Shoqatat shqiptare në Britaninë e Madhe festuan 9-të vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Kryetari i shoqatës Faik Konica, z. Talat Pllana, në fjalën përshëndetëse u shpreh se ndihej krenar, që fillimi i shekullit të 21-të, shënoi një kthesë për të gjithë shqiptarët duke u shpallur Kosova shtet i pavarur. Më pas, ambasadori i Kosovës z. Lirim Greiçevci, kujtoi  ‘se për të mbërritur deri në këtë datë ishin 100 vite sakrificë dhe luftë’. Ai shtoi se, kontribut për këtë ditë kanë dhënë të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen nëpër diasporë për Kosovën e lirë dhe të pavarur, që nga lobimet në institucionet ndërkombëtare, organizimet vullnetare etj.
 
Z. Lutfi Vata, kryetar i shoqatës ‘Ardhmëria’, kujtoi me emocion se si 9-të vite me parë qëndra e Londrës u bë kuq e zi, ku qindra e mijëra shqiptarë festuan pavarësinë e Kosovës. Ai theksoi se diaspora shqiptare ka si mision që të mbajë gjallë gjuhën shqipe, historinë dhe traditën tone. Ndërsa, ambasadori shqiptar z. Qirjako Qirko, në fjalë e tij përshëndetëse për këtë ditë të shënuar, e vuri theksin në rolin e Kosovës si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon, si dhe në perspektivën euroatlantike të saj. Aktiviteti vijoi me këngë dhe valle tradicionale.         ​

Adresa

Ambasada Shqiptare
33 St. George\'s Drive,
London SW1V 4DG

Tel / Fax

Tel: +44(0) 20 7828 8897
Fax.+44 (0) 77 8562 8137
Emergency call:
+44 (0) 75 18662630

E-MAIL

embassy.london@mfa.gov.al
consular.london@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Shërbimi Konsullor:
E hënë, E mërkurë
09:00-14:00
Pasaportat: E marte, E Enjte 09:00-12:00