Shoqata ‘Mother Teresa Albanian Union’, integron 20 mësuese shqiptare në shkollat britanike

Shoqata ‘Mother Teresa Albanian Union’ organizoi një aktivitet të rëndësishëm me rastin e punësimit të njëzetë grave dhe vajzave shqiptare në sistemin arsimor në Londër. Këto mësuese u pajisën në të njëjtën kohë me  certifikatën ‘National Diploma Level 3’, arritje kjo që dëshmon për punën e lavdërueshme të kësaj shoqate.
 
Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe stafi i Ambasadës, të cilët përgëzuan shoqatën ‘Mother Teresa Albanian Union’, për përkushtimin e tyre në realizimin e nismave të tilla me ndikim jo vetëm në integrimin e gruas shqiptare në Britaninë e Madhe, por edhe për mbajtjen gjallë të vlerave tona kombëtare.
 
Kryetarja e shoqatës, znj. Zamira Ruspi, falenderoi të pranishmit dhe premtoi se projekte të tilla do të vijojnë të zhvillohen në të ardhmen.
 
Aktiviteti vijoi me improvizimin e një ore mësimi në gjuhën shqipe, mbi historinë, kulturën dhe traditën shqiptare dhe u mbyll me këngë dhe valle tradicionale.

Adresa

Ambasada Shqiptare
33 St. George\'s Drive,
London SW1V 4DG

Tel / Fax

Tel: +44(0) 20 7828 8897
Fax.+44 (0) 77 8562 8137
Emergency call:
+44 (0) 75 18662630

E-MAIL

embassy.london@mfa.gov.al
consular.london@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Shërbimi Konsullor:
E hënë, E mërkurë
09:00-14:00
Pasaportat: E marte, E Enjte 09:00-12:00