Sekretari i Shtetit për Mbrojtjen Rt. Hon Michael Fallon, zhvillon vizitë zyrtare në Shqipëri

Sekretari i Shtetit për Mbrojtjen i Mbretërisë së Bashkuar  Rt. Hon Michael Fallon, në datat 28-29 shtator 2016, zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë. Gjatë kësaj vizite dy ditore, ai u prit dhe u shoqërua nga homologu shqiptar znj. Mimi Kodheli në Ministrinë e Mbrojtjes, dhe në inspektimin e trupave shqiptare e britanike në bazën stërvitore të Bizës në kuadër të stërvitjes së përbashkët “Albanian Lion - 16”. Kjo vizitë është një tregues i rritjes së bashkëpunimin dy palësh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes midis dy vendeve tona. Bashkëpunim siç u shpreh Ministrja Kodheli, “ka prodhuar rezultate konkrete dhe të prekshme në drejtim të përmbushjes së objektivave të përbashkëta, fuqizimit të sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit rajonal dhe më gjerë.”
 
Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar z. Michael Fallon u shpreh se “Shqipëria është një partner kyç në Evropën Jugore, një aleat i cili i realizon sfidat e sigurisë nëpërmjet kontributeve të saj në NATO, dhe më gjerë. Trupat nga vendet tona shfrytëzuan më së miri kapacitetet e shkëlqyera të rajonit stërvitor që afron Biza dhe ne mirëpresim të punojmë e stërvitemi së bashku vitin tjetër kur Mbretëria e Bashkuar do të drejtojë Task Forcën e Gatishmërisë Shumë të Lartë (Very High Readiness Joint Task Force- VJTF)”
 
Ministrja Kodheli e siguroi homologun e saj britanik për qëndrimin e palëkundur të qeverisë shqiptare, për sa i përket angazhimit të Aleancës në rritjen e kapaciteteve të parandalimit si dhe të mbrojtjes së kufijve të NATO. “Shqipëria do të jetë përkrah çdo vendimi që NATO do të marrë në mbrojtje të sigurisë, stabilitetit dhe paqes në vend, rajon dhe më gjerë.”
 
Z. Fallon gjatë vizitës së tij zyrtare u prit edhe nga Kryeministri Edi Rama.

Adresa

Ambasada Shqiptare
33 St. George\'s Drive,
London SW1V 4DG

Tel / Fax

Tel: +44(0) 20 7828 8897
Fax.+44 (0) 77 8562 8137
Emergency call:
+44 (0) 75 18662630

E-MAIL

embassy.london@mfa.gov.al
consular.london@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Shërbimi Konsullor:
E hënë, E mërkurë
09:00-14:00
Pasaportat: E marte, E Enjte 09:00-12:00