Promovoheti libri "Rediscovering Albania"

Ambasada shqiptare në Londër në bashkëpunim me Shoqatën Anglo Shqiptare, organizuan në mjediset e ambasadës një aktivitet për prezantimin e librit të autorit anglez Adam Yamey, me titull "Rediscovering Albania". Z. Yamey, solli përmes këtij botimi dhe fotografive të shumta, të shkrepura prej tij në çdo cep të Shqipërisë, një panoramë të gjerë të historisë, kulturës dhe turizmit në vendin tonë.
 
Sipas z. Yamey, ky libër sjell përshtypjet e tij personale të krijuara gjatë vizitës së dytë në Shqipëri dhe ai u rekomandon lexuesve të vizitojnë Shqipërinë, si një ndër destinacionet më të bukura që duhet eksploruar.
 
Ambasadori Qirko, duke falenderuar anëtarët e Shoqatës Anglo-Shqiptare për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në organizimin e këtij aktiviteti, vlerësoi kontributin e librit të z. Yamey në dobi të promovimit të Shqipërisë turistike dhe u shpreh se: ‘edhe shtypi britanik pak ditë më parë e ka vlerësuar Shqipërinë si një vend mjaft atraktiv referuar turizmit’.

Adresa

Ambasada Shqiptare
33 St. George\'s Drive,
London SW1V 4DG

Tel / Fax

Tel: +44(0) 20 7828 8897
Fax.+44 (0) 77 8562 8137
Emergency call:
+44 (0) 75 18662630

E-MAIL

embassy.london@mfa.gov.al
consular.london@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Shërbimi Konsullor:
E hënë, E mërkurë
09:00-14:00
Pasaportat: E marte, E Enjte 09:00-12:00