Promovohet libri “The Archeology of Mediterranean Placemaking”

Në dt. 17 janar 2017, në ambientet e Spencer House u zhvillua promovimi I librit “The Archeology of Mediterranean Placemaking” me autor Richard Hodges , President i Universitetit Amerikan të Romës. Libri i kushtohet tërësisht vlerave të veçanta që paraqet qendra arkeologjike e Butrintit  si dhe kontributi i veçantë që është dhënë në drejtim të promovimit ndërkombëtar të kësaj qendre nga Familja Rothschild.
 
I pranishëm në këtë takim, Ambasadori shqiptar në MB z. Qirjako Qirko falenderoj profesorin Hodges për këtë kontribut të ri në drejtim të prezantimit të vlerave të veçanta që paraqet qyteti  i lashtë i Butrintit. Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen e qeverisë shqiptare për kontributin e veçantë që familja Rothschild ka në drejtim të vendosjes së qytetit të lashtë të Butrintit në hartën e qyteteve më të rëndësishme antike të rajonit, si dhe për kontributin financiar në drejtim të njohjes së vlerave të tij, pasi vetëm vitin e kaluar kjo qendër u vizitua nga mbi 200.000 vizitorë.
 
Në vijim Ambasadori Qirko zhvilloi një bisedë të gjatë më Lordin Jacob Rothschild, gjatë të cilës u diskutua lidhur me angazhimin e mëtejshëm në Fondacionin Butrinti si dhe në fusha të tjera të ekonomisë shqiptare. 

Adresa

Ambasada Shqiptare
33 St. George\'s Drive,
London SW1V 4DG

Tel / Fax

Tel: +44(0) 20 7828 8897
Fax.+44 (0) 77 8562 8137
Emergency call:
+44 (0) 75 18662630

E-MAIL

embassy.london@mfa.gov.al
consular.london@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Shërbimi Konsullor:
E hënë, E mërkurë
09:00-14:00
Pasaportat: E marte, E Enjte 09:00-12:00