Promovohet harmonia dhe toleranca fetare e popullit shqiptar

Ambasadori Qirko zhvilloi në ambasadë një takim me përfaqësuesit e B’nai B’rith UK–London Bureau of International Affairs, konkretisht me Drejtorin e Organizatës Z.Jeremy Havardi, Znj.Helene Briskman si dhe Z.David Summers. Qëllimi i takimit ishte prezantimi dhe njohja e misionit të kësaj organizate, si dhe krijimi i lidhjeve të bashkëpunimit të saj me Ambasadën.
 
Z. Havardi informoi gjatë takimit se, Zyra e Londrës për Çështjet Ndërkombëtare është themeluar nga Organizata B’nai B’rith UK në mars 1998 si një degë e B’nai B’rith International’s Centre for Human Rights and Public Policy në Washington. Duke qënë me seli qendrore ndërkombëtare në Washington DC, me zyrë permanente në Kombet e Bashkuara në New York dhe Bruksel dhe me përfaqësim në 59 shtete, BBI është organizata globale më e vjetër, më aktive dhe më e madhe hebreje për të drejtat e njeriut, e angazhuar në luftën kundër intolerancës fetare dhe raciale.
 
Zyra Londër ka si mision të saj hapjen dhe mbajtjen e dialogut me komunitetin diplomatik këtu, si dhe ka marrëdhënie të mira me Foreign and Commonwealth Office dhe me një numër të madh misionesh diplomatike në Londër. Që nga hapja e saj e në vijim, zyra ka rritur profilin e saj në trajtimin e çështjeve shqetësuese lidhur me të drejtat e njeriut në shumë vende.
 
Ambasadori falenderoi përfaqësuesit e B’nai B’rith UK për takimin dhe i njohu ata me realitetin shqiptar, marrëdhëniet, roli konstruktiv e stabilizues të Shqipërisë me vendet e rajonit në Ballkanin Perëndimor, vlerat dhe traditat e çmuara të popullit shqiptar në drejtim të tolerancës fetare, harmonisë ndërmjet komuniteteve, respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si asete të çmuara tonat. Në plotësim të kësaj, Ambasadori theksoi vlerat e popullit shqiptar duke sjellë shëmbullin e mirë lidhur me faktin se numri i hebrejtë të strehuar në Shqipëri ishte dyfishuar pas Luftës së Dytë Botërore.
 
Në përfundim, bashkëbiseduesit shprehën dëshirën dhe vullnetin për të krijuar një marrëdhënie bashkëpunimi në të ardhmen në funksion të misionit të luftës kundër intolerancës dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

Adresa

Ambasada Shqiptare
33 St. George\'s Drive,
London SW1V 4DG

Tel / Fax

Tel: +44(0) 20 7828 8897
Fax.+44 (0) 77 8562 8137
Emergency call:
+44 (0) 75 18662630

E-MAIL

embassy.london@mfa.gov.al
consular.london@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Shërbimi Konsullor:
E hënë, E mërkurë
09:00-14:00
Pasaportat: E marte, E Enjte 09:00-12:00