Pritje zyrtare me rastin e festave

Në datë 28 nëntor 2016, në mjediset e Hotel Hilton Park Lane, Ambasada e RSH në Londër organizoi një pritje zyrtare për të kremtuar 28-29 nëntorin, si dhe 4 dhjetorin- Ditën e krijimit të Forcave të Armatosura. Në pritjen e organizuar me këtë rast  morën pjesë anëtarë të  Dhomës së Lordëve dhe Parlamentit britanik, Shefi i Shtabit të Mbrojtjes të Forcave të  Armatosura britanike, Marshalli i Trupit Diplomatik nga Oborri Mbretëror, drejtues nga FCO, si dhe veprimtarë të shquar të komunitetit shqiptar në Britaninë e Madhe.
 
Ceremoninë e rastit e çeli Ambasadori Qirjako Qirko, i cili theksoi “se është nder dhe privilegj që të ndajë me të pranishmit festimet e dy datave shumë të rëndësishme për popullin shqiptar;  28 nëntor 1912 dhe 29 nëntor 1944, përkatësisht 104-vjetori i Pavarësisë dhe 72 vjetori i çlirimit të vendit nga pushtimi nazist. Ajo që lidh këto dy data me njëra-tjetrën, është vullneti i etërve themelues të shtetit shqiptar dhe i luftëtarëve për çlirimin e vendit për të pasur  një Shqipëri të pavarur, demokratike dhe evropiane, çka u bë realitet në këto 25 vitet e fundit”.
 
Më pas, duke iu referuar politikës së vendit tonë në rajon, u theksua se Shqipëria si anëtare e NATO-s dhe kandidate në BE po jep kontributin e saj aktiv që të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor të jenë pjesë familjes euro-atlantike.
 
Në këtë aktivitet morën pjesë mbi 200 pjesëmarrës, të cilët shprehën përgëzimet e tyre lidhur me konceptimin dhe organizimin e këtij aktiviteti.

Adresa

Ambasada Shqiptare
33 St. George\'s Drive,
London SW1V 4DG

Tel / Fax

Tel: +44(0) 20 7828 8897
Fax.+44 (0) 77 8562 8137
Emergency call:
+44 (0) 75 18662630

E-MAIL

embassy.london@mfa.gov.al
consular.london@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Shërbimi Konsullor:
E hënë, E mërkurë
09:00-14:00
Pasaportat: E marte, E Enjte 09:00-12:00