Prezantohet në MPJ rezultati i studimit “Barometri i Ballkanit 2016”

Në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Qendra e Ekselencës në bashkëpunim me Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal dhe Fondacionin Friedrich Ebert prezantuan studimin më të fundit rajonal “Barometri i Ballkanit 2016”. Ky studim ofroi një pasqyrë të gjerë të qëndrimeve, opinioneve dhe perceptimeve të qytetarëve dhe bizneseve në rajonin e Ballkanit Perëndimor lidhur me trendet kryesore socio-ekonomike si dhe qasjen e aktorëve të ndryshëm ndaj bashkëpunimit rajonal dhe integrimit evropian.
 
Rezultatet e përfituara nga këto sondazhe mund të shërbejnë si rekomandime dhe busulla orientuese për politikat e qëndrueshme rajonale si dhe u vijnë në ndihmë qeverive të Ballkanit Perëndimor në hartimin dhe planifikimin e politikave zhvillimore. Në aktivitet u diskutua gjithashtu mbi zhvillimet e përgjithshme dhe ritmin e reformave në vendet e rajonit si dhe impaktin e tyre real në jetën e qytetarëve. Ky sondazh vjen në një kohë kur Ballkani Perëndimor po përjeton një moment politik të rëndësishëm, kur po intensifikohen përpjekjet për ndërtimin dhe zhvillimin e një qasjeje konkrete rajonale të Ballkanit Perëndimor.
 
Në fjalën e tij, Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati u ndal në rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe çmoi rezultatet e studimit si një mundësi e mirë për t’u njohur me perceptimet e  qytetarëve mbi proceset e bashkëpunimit rajonal dhe integrimit evropian. Duke iu referuar angazhimit të qeverisë shqiptare për përmbylljen e reformave shtetkonsoliduese dhe rekomandimit të Komisionit Evropian për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë, Ministri Bushati u shpreh se: “Dje Komisioni Evropian rekomandoi çeljen e bisedimeve për anëtarësim me vendin tonë dhe ky është një moment për të shprehur falenderimet për komisionin, por edhe për të shprehur pikëpamjen e qeverisë për t’u angazhuar me shërbimet e Komisionit, me vendet anëtare për implementimin jo vetëm të Vettingut, por për të gjithë paketën e reformës në drejtësi”.
 
Sekretari i Përgjithshëm i RCC Goran Svilanovic përshëndeti rekomandimin e Komisionit Evropian për çeljen e negociatave për Anëtarësim me Shqipërinë si dhe çmoi rolin thelbësor të Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal. Më tej, Svilanovic u ndal në fushat që analizon studimi, metodologjinë dhe gjetjet e studimit për Shqipërinë dhe vendet e rajonit. 

Adresa

Ambasada Shqiptare
33 St. George\'s Drive,
London SW1V 4DG

Tel / Fax

Tel: +44(0) 20 7828 8897
Fax.+44 (0) 77 8562 8137
Emergency call:
+44 (0) 75 18662630

E-MAIL

embassy.london@mfa.gov.al
consular.london@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Shërbimi Konsullor:
E hënë, E mërkurë
09:00-14:00
Pasaportat: E marte, E Enjte 09:00-12:00