NJOFTIM MBI PLATFORMËN SHKO – SHERBIMI KONSULLOR ONLINE!

Të nderuar bashkatdhetarë,

 
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Londër ka nderin të informojë se, duke filluar nga data 1 prill 2017, qytetarët shqiptar janë të lutur të aplikojnë për shërbime konsullore vetëm nëpërmjet Platformës dixhitale të Shërbimeve Konsullore Online - SHKO.
 
Në kuadër të kësaj, kërkohet mirëkuptimi dhe angazhimi i shqiptarëve që të kryejnë aplikimet e tyre për çdo shërbim vetëm nëpërmjet Portalit Online.
 
Kjo nismë është në zbatim të projektit të Qeverisë Shqiptare për shërbime më të mira, më të shpejta dhe me kosto më të ulët për shtetasit shqiptarë në botë.
 
 
Platforma  e Shërbimeve Konsullore Online ofron aplikime online për 36 shërbime konsullore.
23 nga këto shërbime do të kryhen tërësisht online, si më poshtë vijon:

Aplikim për Asistencë të Përgjithshme
Aplikim për Asistencë për shtetasit shqiptar të humbur
Aplikim për Asistencë për shtetasit shqiptar të ndaluar/ burgosur
Aplikim për Leje Transport Trupi
Aplikim për Regjistrim Fëmije
Aplikim për Certifikatë Lindje
Aplikim për Regjistrim Martese
Aplikim për Certifikatë Martese
Aplikim për Regjistrim Vdekje
Aplikim për Certifikatë Vdekje
Aplikim për Certifikatë Familjare
Aplikim për Leje Martese
Aplikim për Ekstrakt Dokumenti
Aplikim për Njehsimin e Kopjes me Origjinalin
Aplikim për Vërtetim Konsullor mbi të Dhënat Personale
Aplikim për Vërtetim Konsullor mbi të Dhënat e Sakta
Aplikim për Vërtetim Certifikatë Lindje
Aplikim për Vërtetim Certifikatë Martese
Aplikim për Vërtetim Certifikatë Familjare
Aplikim për Vërtetim Konsullor të ndryshëm
Aplikim për Përkthim
Aplikim për Legalizimin e Dokumenteve
Aplikim për Leje Kalimi

 
13 shërbimet që qytetari do të paraqitet vetëm një herë për të firmosur (në ambasadat dhe konsullatat e RSH-së janë:
 
Aplikim për Shtetësi shqiptare me dhënie
Aplikim për Shtetësi shqiptare me njohje
Aplikim për Rifitim Shtetësie shqiptare
Aplikim për Lënie Shtetësie shqiptare
Aplikim për Lidhje Martese me shqiptar
Aplikim për Lidhje Martese me të huaj
Aplikim për Prokurë të Posaçme
Aplikim për Deklaratë Noteriale
Aplikim për Autentifikim Nënshkrimi
Aplikim për Procesverbal
Aplikim për Kartë ID dhe Pasaportë
Aplikim për Vërtetim Konsullor Identiteti
Aplikim për Vize

 
Për informacion më të detajuar si dhe për të filluar me përdorimin e platformës SHKO, jeni të lutur t’i drejtoheni faqes së Ambasadës tonë ose faqes zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme:
http://punetejashtme.gov.al/sherbimet-konsullore-online/

Adresa

Ambasada Shqiptare
33 St. George\'s Drive,
London SW1V 4DG

Tel / Fax

Tel: +44(0) 20 7828 8897
Fax.+44 (0) 77 8562 8137
Emergency call:
+44 (0) 75 18662630

E-MAIL

embassy.london@mfa.gov.al
consular.london@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Shërbimi Konsullor:
E hënë, E mërkurë
09:00-14:00
Pasaportat: E marte, E Enjte 09:00-12:00