Nënshkruhet marrëveshja e financimit me BERZH për ujin e pijshëm të Tiranës

Bashkia e Tiranës dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) nënshkruan në datën 20.03.2018 në Selinë e Bankës në Londër marrëveshjen e financimit për dyfishimin e kapacitetit të ujit të Bovillës, si dhe ndërtimin e një linje të re për furnizimin me ujë të pijshëm të zonës së Unazës së Re, Yzberishtit dhe Kasharit.
 
Kryebashkiaku i Tiranës Z.Erjon Veliaj shprehu se ko marrëveshje do të mundësojë  dyfishimin e sasisë së filtrimit të ujit që furnizon qytetarët e Tiranës dhe njëkohësisht ngritjen e një linjë të re magjistrale nga liqeni i Bovillës direkt në zonën e Unazës së Re, Yzberishtit dhe Kasharit, zona të cilat vitet e fundit kanë njohur një zhvillim tepër të madh, tashmë me 80 mijë banorë. Ai falenderoi qytetarët e Tiranës për mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë për zbatimin e reformave në këtë sektor, falenderoi gjithashtu jo vetëm aksionerët e BERZH-it por edhe qeverinë austriake që do të ndihmojë me një pjesë të grantit.

Adresa

Ambasada Shqiptare
33 St. George\'s Drive,
London SW1V 4DG

Tel / Fax

Tel: +44(0) 20 7828 8897
Fax.+44 (0) 77 8562 8137
Emergency call:
+44 (0) 75 18662630

E-MAIL

embassy.london@mfa.gov.al
consular.london@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Shërbimi Konsullor:
E hënë, E mërkurë
09:00-14:00
Pasaportat: E marte, E Enjte 09:00-12:00