Ministri i Brendshëm zhvillon një vizitë pune në Londër

Në datat 20-21 shkurt 2018 me ftesë të palës britanike zhvilloi një vizitë pune në Londër z. Fatmir Xhafaj, Ministër i Brendshëm. Gjatë kësaj vizite ministri Xhafaj shoqërohej nga një delegacion i gjerë i përbërë nga zyrtarë të lartë të Ministrisë së Brendshme  dhe Policisë së Shtetit.

 

Në kuadër të kësaj vizite, Ministri Xhafaj zhvilloi disa takime në nivel ekspertësh të fushës së kriminologjisë në Policinë e Londrës dhe në Agjencinë Kombëtare të Krimit (NCA), si dhe takime me zyrtarë britanik të nivelit të lartë, ku përmendim Sekretaren e Shtetit për Çështjet e Brendshme, znj. Amber Rudd, Ministrin për Çështjet e Sigurisë dhe Krimit Ekonomik, z. Ben Wallace, si dhe me z. Alan Duncan, Ministër për Evropën dhe Azinë në Ministrinë e Jashtme britanike.

 

Në të gjitha këto takime Ministri Xhafaj dhe delegacioni shoqërues informuan mbi zhvillimet dhe arritjet në vend në drejtim të intensifikimi të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe shprehën gatishmërinë e autoriteteve ligjzbatuese shqiptare për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve në forcimin e luftës kundër krimit të organizuar, të bazuar në analiza dhe studime të sakta dhe jo në perceptime. Gjithashtu, pala shqiptare paraqiti një dokument pune me 10 pika me një sërë fushash dhe veprimesh konkrete të bashkëpunimit midis dy vendeve në të ardhmen. 

Adresa

Ambasada Shqiptare
33 St. George\'s Drive,
London SW1V 4DG

Tel / Fax

Tel: +44(0) 20 7828 8897
Fax.+44 (0) 77 8562 8137
Emergency call:
+44 (0) 75 18662630

E-MAIL

embassy.london@mfa.gov.al
consular.london@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Shërbimi Konsullor:
E hënë, E mërkurë
09:00-14:00
Pasaportat: E marte, E Enjte 09:00-12:00