Mbahet pritja vjetore e Grupit Parlamentar Britanik të Miqësisë me Shqipërinë

Në datën 23.01.2017, në Westminster House u mbajt pritja vjetore e organizuar nga Grupi Parlamentar Britanik i miqësisë me Shqipërinë. Morën pjesë lordë dhe deputetë britanik anëtarë të grupit të miqësisë, përfaqësues të njohur nga fusha të ndryshme të diasporës shqiptare në Britaninë e Madhe, personalitete britanike, nga Ambasada e Kosovës, etj.
 
Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i grupit parlamentar të miqësisë z. John Grogan theksoi nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve dypalëshe me Shqipërinë, veçanërisht ato ndërparlamentare. Më tej, ai pohoi se intensifikimin e këtyre marrëdhënieve e përforcon edhe vizita e grupit parlamentar të miqësisë në Shqipëri në muajin shkurt 2018. Kjo shënon vizitën e parë të parlamentarëve britanikë në Shqipëri prej një periudhe më shumë se një dekadë.   
 
Ndërsa Ambasadori Qirko shprehu mirënjohjen për mbështetjen e BM për Shqipërinë, thellimin e dialogut ndërparlamentar, procesin e demokratizimit të vendit, në forcimin e shtetit ligjor dhe të institucioneve shtetërore shqiptare, duke evidentuar rolin e gjithanshëm të saj. Gjithashtu, ai evidentoi marrëdhëniet e mira që ekzistojnë midis dy vendeve, të karakterizuara nga zhvillimi i një dialogu intensiv midis institucioneve homologe. Përsa i përket bashkëpunimit ekonomik, Ambasadori konstatoi se niveli i shkëmbimeve tregtare, importet dhe eksportet e Britanisë me Shqipërinë janë relativisht të ulta dhe ekzistojnë mundësi të pashfrytëzuara për të thelluar më tej këtë bashkëpunim. 

Adresa

Ambasada Shqiptare
33 St. George\'s Drive,
London SW1V 4DG

Tel / Fax

Tel: +44(0) 20 7828 8897
Fax.+44 (0) 77 8562 8137
Emergency call:
+44 (0) 75 18662630

E-MAIL

embassy.london@mfa.gov.al
consular.london@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Shërbimi Konsullor:
E hënë, E mërkurë
09:00-14:00
Pasaportat: E marte, E Enjte 09:00-12:00