Krijohet Grupi i ri Parlamentar i miqësisë Shqipëri - BM

Në Westminister House u zhvillua takimi formal për krijimin e Grupit të ri parlamentar të miqësisë, i cili thirret menjëherë pas krijimit të Parlamentit të ri britanik të, krijuar nga rezultati i zgjedhjeve të 8 qershorit. Në sajë të përpjekjeve të deputetit John Grogan, kryetar i këtij grupi miqësie si dhe të grupit për periudhën 2005-2010, u arrit thirrja dhe aktivizimi i tij. Disa nga anëtarët e këtij grupi janë deputetët Andy Slaughter, Martin Vickers, Lord Bowness, Baroness Barker e të tjerë.
 
Përfaqësuesja e Ambasadës Znj.Migena Baholli falenderoi kryetarin e grupit Z.John Grogan për kontributin e tij të çmuar në intensifikimin dhe promovimin e marrëdhënieve ndërparlamentare ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë, si dhe të gjithë anëtarët e tjerë të cilët kërkuan të jenë pjesë e këtij grupi, dhe që do të promovojë më tej marrëdhëniet ndërmjet parlamenteve, si dhe të dy popujve tanë. Nga ana e Ambasadës, Grupit Parlamentar i’u garantua vijimi i bashkëpunimit në funksion të intensifikimit të këtij dimensioni. Një dëshmi e këtij niveli shumë të mirë të marrëdhënieve dypalëshe është edhe aktivizimi i grupit menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare britanike.  
 
Anëtarët e grupit të miqësisë shprehën interesin të informoheshin mbi një sërë aspektesh të ndryshme lidhur me situatën politike në Shqipëri, integrimin evropian të vendit, stadin aktual të zbatimit të reformës në drejtësi, roli i Shqipërisë në marrëdhëniet me vendet e rajonit, etj.   

Adresa

Ambasada Shqiptare
33 St. George\'s Drive,
London SW1V 4DG

Tel / Fax

Tel: +44(0) 20 7828 8897
Fax.+44 (0) 77 8562 8137
Emergency call:
+44 (0) 75 18662630

E-MAIL

embassy.london@mfa.gov.al
consular.london@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Shërbimi Konsullor:
E hënë, E mërkurë
09:00-14:00
Pasaportat: E marte, E Enjte 09:00-12:00