Kremtohet jeta dhe vepra e Skënderbeut

Në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut , më 16 nëntor u zhvillua aktiviteti kryesor për të kremtuar jetën dhe veprën e heroit tonë kombëtar. Aktiviteti u zhvillua gjatë një dite të plotë në ambientet e Akademisë Britanike në Londër dhe një bashkëpunim i frytshëm i Shoqatës Anglo-Shqiptare (AAA) me Ambasadat e Shqipërisë dhe Kosovës në Londër.
 
Veprimtaria filloi me një ekspozitë të librave antikuar rreth Skënderbeut, të mbledhur nga Patricia Nugee. Pastaj u shfaq me titra në anglisht filmi  “Skënderbeu”, prodhuar në nëntor 1953 dhe i restauruar kohët e fundit. Jeff Charest, etnomuzikolog nga Universiteti i Kardifit, Shkolla e Muzikës, luajti për të pranishmit instrumente muzikore nga koha e Skënderbeut.
 
Aktiviteti kulmoi me një simpozium shkencor, të ndjekur me një seancë pyetje-përgjigjesh me folësit:
Profesor Paskal Milo: 'Skënderbeu dhe qytetërimi evropian'.
Profesor Richard Hodges: 'Butrinti në kohën e Skënderbeut dhe më pas'.
Z. Paul Quarrie: 'Prodhimi dhe qarkullimi i librave në shekullin e 16-të'.
 
Veprimtaria përfundoi me një pritje, ku sopranoja shqiptare, Romina Bace, këndoi dy arie nga opera pjesërisht e humbur e Vivaldit 'Skënderbeu'. Ajo u shoqërua nga një kuartet nën drejtimin e një tjetër artisti shqiptar, Olsi Qinami.

Adresa

Ambasada Shqiptare
33 St. George\'s Drive,
London SW1V 4DG

Tel / Fax

Tel: +44(0) 20 7828 8897
Fax.+44 (0) 77 8562 8137
Emergency call:
+44 (0) 75 18662630

E-MAIL

embassy.london@mfa.gov.al
consular.london@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Shërbimi Konsullor:
E hënë, E mërkurë
09:00-14:00
Pasaportat: E marte, E Enjte 09:00-12:00