Kremtohet 1 vjetori i shenjtërimit dhe 20 vjetori i vdekjes së Shën Nënë Terezës

Në datë 10 shtator 2017 u zhvillua në Kishën e Apostujve të Shenjë, në Pimlico, Londër, një Meshë e Shenjtë për të kremtuar 1 vjetorin e shenjtërimit dhe 20 vjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës. Kjo  meshë u kremtua nga Arqipeshkvi Smith dhe në të morën pjesë besimtarë të shumtë të komunitetit katolik të shqiptarëve në Londër, si dhe përfaqësues të komunitet katolik nga Belgjika. Të pranishëm ishin edhe Ambasadori i RSH në Londër, z. Qirjako Qirko, së bashku me stafin e Ambasadës, si dhe z. Lirim Greiçevsi, Ambasador i Kosovës.
 
Në predikimin e tij Arqipeshkvi Smith beri një ekspoze të jetës dhe të veprës së Shën Nën Terezës, e cila ia kushtoi  jetën humanizmit, mbi të gjitha dha gjithëçka për më të varfrit midis të varfërve.
 
Mbas shërbesës fetare të pranishmit patën mundësinë që të bisedonin me njëri tjetrin dhe të festonin së bashku në një aktivitet të thjeshtë artistik.

Adresa

Ambasada Shqiptare
33 St. George\'s Drive,
London SW1V 4DG

Tel / Fax

Tel: +44(0) 20 7828 8897
Fax.+44 (0) 77 8562 8137
Emergency call:
+44 (0) 75 18662630

E-MAIL

embassy.london@mfa.gov.al
consular.london@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Shërbimi Konsullor:
E hënë, E mërkurë
09:00-14:00
Pasaportat: E marte, E Enjte 09:00-12:00