Dr Gëzim Alpion prezanton studimin e tij mbi figurën e Nënë Terezës

Në datë 27 tetor 2016, në ambientet e Ambasadës shqiptare në Londër u zhvillua aktiviteti me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës. Studiuesi shqiptar, Dr.Gëzim Alpion, lektor në Universitetin e Birmingamit mbajti një ligjëratë mbi këtë figurë të njohur shqiptare, duke sjellë ndër të tjera, një mori detajesh të panjohura më parë nga  jeta dhe veprimtaria e saj.
 
Në fillim të fjalës së tij, Dr Alpion përcolli emocionet e përjetuara gjatë mbajtjes së ceremonisë së shenjtërimit në Vatikan, në të cilin pati rastin të ishte i pranishëm. Më tej, ai sugjeroi se ‘Shenjti’ më i ri i Selisë së Shenjtë duhet të jetë i njohur jo si ‘Shën Tereza e Kalkutës’, por si ‘Shën Nënë Tereza’, duke e trajtuar kanonizimin me tre aspekte të rëndësishme të jetës së saj: punën, teologjinë dhe trashëgiminë. Një detaj mjaft i spikatur që studuesi trajtoi, ishte edhe elementi i ‘mediatizimit’ të figures së shenjtores me origjinë shqiptare.
 
Në përfundim të fjalës së tij, Dr Alpion dha mesazhin që shqiptarët jo vetëm të krenohen me këtë figurë që tashmë i përket të gjithë botës, por të mësojnë nga sakrifica dhe misioni i humanizmit që ajo ka përçuar gjatë gjithë veprimtarisë së jetës saj si misionare.
 
Ndërsa, Ambasadori Qirko, në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se gjatë gjithë jetës, Nënë Tereza pasqyroi vlerat njerëzore të mësuara që në familjen e saj shqiptare, si: respekti ndaj njeriut, besimit dhe etnisë së tjetrit, ndihma ndaj të varfërve, toleranca, etj.    
Të pranishëm në aktivitet ishin profesorë dhe akademikë të universiteteve britanike, përfaqësues të shoqatës Anglo-Albanian Association, intelektualë të dasporës shqiptare që jetojnë dhe punojnë në BM, si dhe Ambasadori dhe stafi i Ambasadës së Kosovës. Në fund, aktiviteti u shoqërua me pyejte dhe komente të shumta nga pjesëmarrësit. 

Adresa

Ambasada Shqiptare
33 St. George\'s Drive,
London SW1V 4DG

Tel / Fax

Tel: +44(0) 20 7828 8897
Fax.+44 (0) 77 8562 8137
Emergency call:
+44 (0) 75 18662630

E-MAIL

embassy.london@mfa.gov.al
consular.london@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Shërbimi Konsullor:
E hënë, E mërkurë
09:00-14:00
Pasaportat: E marte, E Enjte 09:00-12:00