Ditët e Shërbimit Konsullor në Irlandë

Të nderuar bashkatdhetarë me banim në Irlandë,
 
Në vijim të përmbushjes së një prej objektivave të Ambasadës së RSH në Londër lidhur me ofrimin e shërbimeve konsullore cilësore për shtetasit shqiptarë kudo që ndodhen , në datat 3-4 dhjetor 2018 kjo ambasadë do të organizojë për here të 4-rt Ditët e Shërbimit Konsullor në Irlandë.
 
Konsulli pranë kësaj ambasade do të vij në Dublin, Irlandë, për të ofruar shërbimet konsullore të mëposhtme:
 
• Aplikim për pasaportë biometrike dhe kartë identiteti
• Leje kalimi
• Prokura të posaçme
• Deklarata noteriale
• Vërtetime konsullore të ndryshme
• Etj.
 
Adresa e ofrimit të shërbimeve është:
Moore Room
Jurys Inn Moore Street Plaza, Parnell St, Dublin 1, D01 E0H3
 
Të gjithë shtetasit e interesuar janë të lutur të dërgojnë një e-mail në adresën refik.golli@mfa.gov.al për të marrë informacione paraprake lidhur me shërbimet konsullore për të cilat ata kanë nevojë.
 
#shoqeriashqiptareirlande

Adresa

Ambasada Shqiptare
33 St. George\'s Drive,
London SW1V 4DG

Tel / Fax

Tel: +44(0) 20 7828 8897
Fax.+44 (0) 77 8562 8137
Emergency call:
+44 (0) 75 18662630

E-MAIL

embassy.london@mfa.gov.al
consular.london@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Shërbimi Konsullor:
E hënë, E mërkurë
09:00-14:00
Pasaportat: E marte, E Enjte 09:00-12:00