Ditët e Shërbimit Konsullor në Irlandë

Në vijim të përmbushjes së një prej objektivave të Ambasadës së RSH në Londër lidhur me ofrimin e shërbimeve konsullore cilësore, në datat  17-19 korrik 2017, kjo Ambasadë organizoi Ditët e Shërbimit Konsullor në Dublin, Irlandë. Konsulli pranë kësaj Ambasade, z. Refik Golli, gjatë këtyre tre ditëve u ofroi shërbimet konsullore disa dhjetëra qytetarëve me banim në Irlandë.
 
Kjo është hera e parë që Ambasada në Londër ofron shërbimet konsullore në Irlandë dhe interesimi i qytetarëve ka qenë tepër i lartë. Kryesisht ka pasur kërkesa për të ofruar shërbime të tilla si, aplikim për karta identiteti, pasaportë biometrike, prokura të posaçme, deklarata noteriale, etj. Gjithashtu, qytetarët janë informuar mbi procedurat e marrjes së shërbimeve konsullore online.
 
Ambasada e Shqipërisë në Londër synon që të vazhdojë të mundësojë Ditët e Shërbimit Konsullor në Irlandë në mënyrë të rregullt periodike.

Adresa

Ambasada Shqiptare
33 St. George\'s Drive,
London SW1V 4DG

Tel / Fax

Tel: +44(0) 20 7828 8897
Fax.+44 (0) 77 8562 8137
Emergency call:
+44 (0) 75 18662630

E-MAIL

embassy.london@mfa.gov.al
consular.london@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Shërbimi Konsullor:
E hënë, E mërkurë
09:00-14:00
Pasaportat: E marte, E Enjte 09:00-12:00