Diskutohen mundësitë e investimit të TRATOS Ltd në Shqipëri

 
Në datën 09.10.2017 Ambasadori Qirko zhvilloi një takim me Dr. Maurizio Bragagni, Shefin Ekzekutiv të Kompanisë TRATOS Ltd, e cila ka një aktivitet prej më shumë se 50 vjetësh në në industrinë e prodhimit të kabllove elektrikë, fibrave optike, etj. me përdorim në një gamë të gjerë sektorësh të industrisë.
 
Ambasadori Qirko i prezantoi Dr. Bragagni panoramën ekonomike, kushtet ligjore dhe fiskale, si dhe mundësitë që ofron Shqipëria për tërheqjen e investimeve të huaja, duke e ftuar kompaninë që ai drejton të vlerësojë mundësitë e shtrijes së aktivitetit të saj në vendin tonë. Dr. Bragagni falenderoi Ambasadorin për prezantimin dhe informoi se sheh me interes ofertën e bërë.  

Adresa

Ambasada Shqiptare
33 St. George\'s Drive,
London SW1V 4DG

Tel / Fax

Tel: +44(0) 20 7828 8897
Fax.+44 (0) 77 8562 8137
Emergency call:
+44 (0) 75 18662630

E-MAIL

embassy.london@mfa.gov.al
consular.london@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Shërbimi Konsullor:
E hënë, E mërkurë
09:00-14:00
Pasaportat: E marte, E Enjte 09:00-12:00