Dëgjesë me Grupin e Miqësisë me Shqipërinë në Parlamentin britanik

Në ambientet e Parlamentit britanik ditën e marte, datë 17 janar 2017, Grupi i Miqësisë me Shqipërinë në këtë Parlament zhvilloi një dëgjesë me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në BM z. Qirjako Qirko. Ambasadori Qirko informoi të pranishmit lidhur me procesin e integrimit evropian të vendit si dhe zhvillimet më të fundit në këtë drejtim, rolin e Shqipërisë si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon, përfshirë dhe kontributin e saj në çështjet e sigurisë globale si anëtare e NATO-s, bashkëpunimin ndërmjet vendeve të rajonit dhe marrëdhëniet me fqinjët.
 
Prezantimi u ndoq me interes të veçantë nga të pranishmit, të cilët kërkuan të dinin më shumë lidhur më rolin e faktorëve të tretë në rajon, zhvillimin e turizmit dhe pesha në ekonominë e vendit, roli i faktorit shqiptar në rajon, këndvështrimi ynë lidhur me Brexit dhe efekti i tij në Ballkanin perëndimor, etj.
 
Në përfundim të takimit Kryetarja e Grupit të Miqësisë, deputetja Madalaine Moon, falenderoi ambasadorin Qirko për prezantimin dhe informacionin e dhënë, vlerësoi rolin  përcaktues që Shqipëria luan në rajonin e Ballkanit Perëndimor në funksion të paqes dhe stabilitetit, vlerësoi kontributin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s në drejtim të  paqes globale si dhe çmoi kontributin e ekzekutivit shqiptar në drejtim të integrimit euroatlantik të rajonit.

Adresa

Ambasada Shqiptare
33 St. George\'s Drive,
London SW1V 4DG

Tel / Fax

Tel: +44(0) 20 7828 8897
Fax.+44 (0) 77 8562 8137
Emergency call:
+44 (0) 75 18662630

E-MAIL

embassy.london@mfa.gov.al
consular.london@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Shërbimi Konsullor:
E hënë, E mërkurë
09:00-14:00
Pasaportat: E marte, E Enjte 09:00-12:00