Bashkëpunimi dhe ecuria e projekteve të BERZH në Shqipëri

Në datën 20.09.2017, Ambasadori Qirjako Qirko zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim - Shefin e Zyrës së BERZH në Shqipëri Z. Matteo Colangeli dhe Zv/Drejtorin për Çështjet Politike dhe të Qeverisjes Dr.Oleg Levitin. Gjatë takimit, Z.Colangeli informoi fillimisht mbi ecurinë e projekteve të Bankës me një rëndësi specifike në ekonominë e vendit, veçanërisht në fushat e energjitikës, bujqësisë, transportit, infrastrukturës, kanalizimeve etj. Gjithashtu, ai prezantoi edhe projektet e planifikuara të realizohen në të ardhmen, duke evidentuar rritjen e këtij bashkëpunimi, si në zgjerimin e gamës së projekteve ashtu edhe në drejtim të angazhimit financiar të BERZH.
 
Ambasadori Qirko, pasi falenderoi për kontributin dhe rolin e Bankës në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare, shprehu se intensifikimi i këtij bashkëpunimi në të ardhmen konfirmon më së miri rritjen e besueshmërisë së partnerëve tanë seriozë ndaj vendit vitet e fundit.  

Adresa

Ambasada Shqiptare
33 St. George\'s Drive,
London SW1V 4DG

Tel / Fax

Tel: +44(0) 20 7828 8897
Fax.+44 (0) 77 8562 8137
Emergency call:
+44 (0) 75 18662630

E-MAIL

embassy.london@mfa.gov.al
consular.london@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Shërbimi Konsullor:
E hënë, E mërkurë
09:00-14:00
Pasaportat: E marte, E Enjte 09:00-12:00