Avokatët shqiptar në Britani festojnë 1 vjetorin

Shoqata e avokatëve shqiptarë në Britani, festoi në datë 16 janar 2016, një vjetorin e themelimit të saj. Profesionistë shqiptar të cilët operojnë me aktivitetin e tyre në studio të ndryshme ligjore apo institucione shtetërore këtu në Britani, u mblodhën për të festuar por edhe për të ‘motivuar’ misionin e kësaj shoqate për të ecur përpara dhe për t’u konsoliduar sa më shumë.
 

Brikena Muharremi, avokate e suksesshme dhe drejtuese e kësaj shoqate, përshëndeti të pranishmit për pjesmarrjen në këtë aktivitet dhe bëri një përmbledhje të aktiviteteve të shoqatës që ajo drejton, duke përmenduar bashkëpunimet me Gjykatën Evropiane të Drejtësisë apo edhe me shumë emra të rëndësishëm të fushës të së drejtës nga vende të ndryshme të botës.

 
Ambasadori Qirko, u shpreh se ndihej i impresionuar për arritjet e këtyre profesionistëve të ligjit në një vend si Britania e Madhe dhe pranoi me kënaqësi ftesën për të qënë ‘anëtar nderi i kësaj shoqate’, duke theksuar në të njëjtën kohë që mbështetja dhe disponibiliteti i tij, nuk do të mungojë në asnjë moment. ​

Adresa

Ambasada Shqiptare
33 St. George\'s Drive,
London SW1V 4DG

Tel / Fax

Tel: +44(0) 20 7828 8897
Fax.+44 (0) 77 8562 8137
Emergency call:
+44 (0) 75 18662630

E-MAIL

embassy.london@mfa.gov.al
consular.london@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Shërbimi Konsullor:
E hënë, E mërkurë
09:00-14:00
Pasaportat: E marte, E Enjte 09:00-12:00