Atmosferë festive me shoqatën “Shpresa Programme”

Shoqata ‘Shpresa Programme’, organizoi një sërë aktivitetesh me rastin e Festave Kombëtare:
 
Në datën 27.11.2016, në Mayfielfd School, në Londër u organizua aktiviteti festiv me pjesëmarrjen e fëmijëve dhe studentëve me muzikë, prezantime, valle tradicionale shqiptare. Ky aktivitet u përshëndet nga të ftuarit si dhe edhe nga Ambasadori Qirko, i cili, ndër të tjera përgëzoi znj. Luljeta Nuzi për marrjen e çmimit ‘Shqiponja e Artë’ në Samitin e Diasporës.  
   
Në datën 28.11.2016, në praninë e Kryetarit të Bashkisë së Barking dhe Dagenham z. Darren Rodwell, anëtares së Këshillit Bashkiak për Barazinë dhe Kohezionin znj. Sade Bright, u organizua ceremonia zyrtare e ngritjes së flamurit shqiptar në këtë institucion. Kjo ceremoni, tashmë e kthyer në një traditë të kësaj bashkie në lindje të Londrës, me një numër të konsiderueshëm me mbi 2000 banorë shqiptarë, vijoi me një takim në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, ku u përshëndet nga Kryetari Rodwell. Duke uruar Festën e Pavarësisë, znj. Bright prezantoi kontributin e dhënë nga komuniteti shqiptar në këtë zonë, vlerat që ai mbart dhe përçon në modelin e bashkëjetesës me komunitetet e tjera. Ambasadori Qirko në fjalën e tij, falenderoi Bashkinë për ndihmën dhe kontributin e dhënë ndaj komunitetit shqiptar, vlerësimin e tij, si dhe ofroi angazhimin e Ambasadës për mbështetjen e mëtejshme të këtij komuniteti në të ardhmen.
 
Ambasadori Qirko dhe stafi i Ambasadës, nën organizimin e Shoqatës ‘Shpresa Programme’ vizituan në datën 29.11.2016 kolegjin profesional ‘John Ruskin’, në Londër. Në takimin me stafin dhe drejtuesin e kësaj shkolle z. Mohammed Ramzan, Ambasadori u njoh me rezultatet e arritura nga studentët shqiptar të këtij kolegji. Z. Ramzan shprehu vlerësimin e tij për nivelin e lartë dhe rolin aktivë të tyre, ku madje evidentoi se pozicioni i presidenti të studentëve mbahet nga i riu shqiptar, Erges Zeneli.
 
Ndër të tjera, drejtuesi z. Ramzan shprehu gatishmërinë e tij për realizimin një projekti bashkëpunimi ndërmjet institucionit që ai drejton dhe shkollave profesionale në Shqipëri. Ambasadori Qirko, pasi falenderoi stafin e shkollës për aktivitetin, shpalosjen e flamurit shqiptar në hyrje të shkollës, premtoi angazhimin e tij në bashkëpunim me institucionet përkatëse shqiptare në mundësimin e realizimit të këtij projekti. Në fund, vizita u mbyll më një bashkëbisedim me studentët shqiptar dhe të huaj të kësaj shkolle, të cilët paraqitën interes të informohen më shumë për Shqipërinë.  

Adresa

Ambasada Shqiptare
33 St. George\'s Drive,
London SW1V 4DG

Tel / Fax

Tel: +44(0) 20 7828 8897
Fax.+44 (0) 77 8562 8137
Emergency call:
+44 (0) 75 18662630

E-MAIL

embassy.london@mfa.gov.al
consular.london@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Shërbimi Konsullor:
E hënë, E mërkurë
09:00-14:00
Pasaportat: E marte, E Enjte 09:00-12:00