Atmosferë festive me shoqatën “Mother Teresa Albanian Union”

Në mbrëmjen e datës 26.11.2016, u zhvillua darka festive, e organizuar nga Shoqata ‘Mother Teresa Albanian Union’, me Drejtuese Znj.Zamira Ruspi dhe Kryetar Bordi Z.Aqif Neli, me rastin e celebrimit të ditës së shënuar të Pavarësisë.Znj.Ruspi theksoi rëndësinë e veprimtarisë së shoqatës që drejton për kontributin lidhur me integrimin gjithnjë e më shumë të komunitetit shqiptar që jeton në BM, veçanërisht të grave shqiptare.
 
Në fjalën përshëndetëse, Ambasadori Qirko theksoi rëndësinë e simbolit tonë Kombëtar të flamurit kuq e zi, që merr rëndësi edhe më të madhe kur vlerat dhe traditat shqiptare mbahen gjallë nga arritjet e komunitetit këtu, të cilët japin shembullin ideal të shqiptarëve që integrohen dhe përfaqësojnë denjësisht veten dhe Shqipërinë’.  Më tej, u vijua me përshëndetjet e Z.Neli, përfaqësues të tjerë të komunitetit si: Z.Pllana, Z.Terziu, Z.Vata etj. duke përcjellë urimet për këtë ditë të shënuar mbarë shqiptare. Ndërsa, Z.Krashi në përshëndetjen e tij vlerësoi pjesëmarrjen e lartë të komunitetit shqiptar nga Britania në Samitin e parë të Diasporës.  

Adresa

Ambasada Shqiptare
33 St. George\'s Drive,
London SW1V 4DG

Tel / Fax

Tel: +44(0) 20 7828 8897
Fax.+44 (0) 77 8562 8137
Emergency call:
+44 (0) 75 18662630

E-MAIL

embassy.london@mfa.gov.al
consular.london@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Shërbimi Konsullor:
E hënë, E mërkurë
09:00-14:00
Pasaportat: E marte, E Enjte 09:00-12:00