Atmosferë festive me shoqatën “Ardhmëria”

Atmosfera e festave kombëtare të Nëntorit në Mbretërinë e Bashkuar u hap me aktivitetin e organizuar nga ‘Shoqata Ardhmëria’ në datën 26.11.2016, në ambientet e Shkollës St. Agustine, e cila është një prej shoqatave shqiptare më të mëdha në mësimin plotësues të gjuhës shqipe, që vepron në Londër. Të ftuar në aktivitet ishin personalitete britanike si: deputetja Karen Buck, Kryetari i Bashkisë së Barnet z. David Longstaff, kryetarët e disa shoqatave shqiptare si: ‘Mother Teresa Albanian Union’, ‘Faik Konica’, si dhe mjaft personalitete të shquar të komunitetit shqiptar nga fusha e biznesit, shoqërisë civile, gazetarisë, drejtuesi i Gazetës ‘Fjala e lirë’ Dr. Fatmir Terziu. Të pranishëm, gjithashtu ishin edhe Ambasadori Qirko dhe stafi i Ambasadës.
   
 
Në fjalën e tij z.Lutfi Vata, Drejtori i Shoqatës, njëkohësisht dhe Kryetar i Forumit të Shoqatave Shqiptare në MB, duke uruar Festën e Pavarësisë, ndër të tjera falenderoi stafin e shoqatës për kontributin dhe përkushtimin e vazhdueshëm në mësimin egjuhës shqipe për fëmijët shqiptar, si dhe në asistimin e komunitetit shqiptar me qëllim integrimin sa më të mirë të tij. Ndërsa Kryetari i Bashkisë së Barnet, z.Longstaff, evidentoi kontributin e shtetasve shqiptar, vlerat njerëzore dhe traditat kulturore që ata ekspozojnë në jetën shoqërore britanike, si dhe mirëintegrimin e tyre. ‘Dhënia e mundësive të barabarta dhe mikpritja janë ndër karakteristikat e veçanta të shtetit britanik’, ishte ky pohimi i deputetes Buck në fjalën e saj, duke e konkretizuar me rastin e zgjedhjes së Kryetarit të Bashkisë së Londrës z. Sadik Kahn (me origjinë nga Pakistani). Gjithashtu, Ambasadori Qirko falenderoi Shoqatën Ardhmëria për aktivitetin dhe misionin e saj në ndihmë të ruajtjes së simboleve të kombit shqiptar sikurse është gjuha. Më tej, aktiviteti vijoi me programin artistik të përgatitur nga stafi i Shoqatës Ardhmëria, ku disa grupe fëmijësh dhe artistë shqiptarë performuan me pjesë të ndryshme koreografike dhe muzikore.  

Adresa

Ambasada Shqiptare
33 St. George\'s Drive,
London SW1V 4DG

Tel / Fax

Tel: +44(0) 20 7828 8897
Fax.+44 (0) 77 8562 8137
Emergency call:
+44 (0) 75 18662630

E-MAIL

embassy.london@mfa.gov.al
consular.london@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Shërbimi Konsullor:
E hënë, E mërkurë
09:00-14:00
Pasaportat: E marte, E Enjte 09:00-12:00