Articles

Njoftim!

Albanian

Të nderuar bashkatdhetarë,
 
Ju njoftojmë se gjatë periudhës 5-23 gusht 2019 në Ambasadën e RSH në Londër nuk do të jetë e mundur që të procesohen aplikimet për pasaporta dhe karta identiteti. Gjatë kësaj periudhe ju patjetër që mund të aplikoni online për këto dy shërbime, por caktimi i takimeve në Konsullatë për dhënien e informacionit biometrik, do të bëhet pas përfundimit të kësaj periudhe.
 
Shërbimet e tjera konsullore do të vijojnë normalisht, përfshi këtu edhe shpërndarjen e dokumenteve biometrike të prodhurara.
 

Presidenti Meta vlerësoi Lord George Robertson me Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Albanian

Në datën 6 mars 2019, në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Londër, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta vlerësoi Lord George Robertson me Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, me motivacionin: “Në mirënjohje të thellë për angazhimin e çmuar në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe për kontributin e spikatur në integrimin e Shqipërisë në Aleancën Trans-Atlantike”.

Samiti i dytë i Diasporës

Albanian

Të nderuar bashkëatdhetarë,
Me kënaqësi ju njoftojmë se në datat 28 shkurt deri në 2 mars 2019 do të zhvillohet në Shqipëri Samitit i Dytë i Diasporës.
 
Ky aktivitet do të zhvillohet në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Diasporën dhe nën kujdesin e vecantë të kryeministrit Edi Rama. 
 

Njoftim!

Albanian

Të nderuar bashkatdhetarë,
 
Me rastin e festave të 28-29 nëntorit, ju njoftojmë se Ambasada do të jetë e mbyllur në këto data.
 
Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj, ju urojmë Gëzuar Festat!

Kremtohet jeta dhe vepra e Skënderbeut

Albanian

Në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut , më 16 nëntor u zhvillua aktiviteti kryesor për të kremtuar jetën dhe veprën e heroit tonë kombëtar. Aktiviteti u zhvillua gjatë një dite të plotë në ambientet e Akademisë Britanike në Londër dhe një bashkëpunim i frytshëm i Shoqatës Anglo-Shqiptare (AAA) me Ambasadat e Shqipërisë dhe Kosovës në Londër.
 

Vendosen marrëdhëniet diplomatike me Shën Kits dhe Nevis

Albanian

Më 31 tetor 2018, në ambientet e Komisionit të Lartë të Shën Kits dhe Nevis në Londër, ambasadorët respektivë nënshkruan Komunikatën e Përbashkët për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Federatës së Shën Kits dhe Nevisit.

 

Ditët e Shërbimit Konsullor në Irlandë

Albanian

Të nderuar bashkatdhetarë me banim në Irlandë,
 
Në vijim të përmbushjes së një prej objektivave të Ambasadës së RSH në Londër lidhur me ofrimin e shërbimeve konsullore cilësore për shtetasit shqiptarë kudo që ndodhen , në datat 3-4 dhjetor 2018 kjo ambasadë do të organizojë për here të 4-rt Ditët e Shërbimit Konsullor në Irlandë.
 
Konsulli pranë kësaj ambasade do të vij në Dublin, Irlandë, për të ofruar shërbimet konsullore të mëposhtme:
 
• Aplikim për pasaportë biometrike dhe kartë identiteti
• Leje kalimi
• Prokura të posaçme

Njoftim për dy shërbime të reja konsullore

Albanian

Të nderuar bashkatdhetarë me banim në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë,
 
Ju njoftojmë se tashmë pranë Shërbimit Konsullor të Ambasadës në Londër ju tashmë mund të merrni dy shërbime të reja:
-Vërtetim i gjendjes gjyqësore
-Vërtetim për vlefshmërinë e lejes së drejtimit të automjetit
 
Këto shërbime nuk mund të ofrohen për momentin nëpërmjet platformës online e-albania.al, por të interesuarit mund ta marrin këtë shërbim duke u paraqitur në Ambasadë çdo të hënë dhe çdo të mërkurë gjatë orarit 09:00-14:00.
 

Samiti i Londrës për Ballkanin Perëndimor

Albanian

Më 9 korrik 2018, në Londër, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, mori pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit, si pjesë e Samitit të Londrës kushtuar Ballkanit Perëndimor.
 

Vizitë zyrtare e Ministres së Mbrojtjes

Albanian

Në datat 18-20 qershor 2018 një delegacion i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, i kryesuar nga Ministrja e Mbrojtjes, znj. Olta Xhaçka, kreu një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, me ftesë të homologut të saj, z. Gavin Williamson.  Qëllimi i vizitës ishte thellimi i bashkëpunimit ushtarak dypalësh si dhe në fusha të tjera me interes të përbashkët.
 

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
33 St. George\'s Drive,
London SW1V 4DG

Tel / Fax

Tel: +44(0) 20 7828 8897
Fax.+44 (0) 77 8562 8137
Emergency call:
+44 (0) 75 18662630

E-MAIL

embassy.london@mfa.gov.al
consular.london@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Shërbimi Konsullor:
E hënë, E mërkurë
09:00-14:00
Pasaportat: E marte, E Enjte 09:00-12:00