Arkeologu britanik prezanton Shqipërinë përmes arkeologjisë

Ambasada shqiptare në Londër në bashkëpunim me Shoqatën Anglo-Shqiptare, organizuan në datën 25 janar në mjediset e ambasadës, një prezantim mbi historinë e arkeologjisë shqiptare. Kjo temë u prezantua nga studiuesi i arkeologjisë z. Oliver Gilkes,  i cili me mjaft elokuencë njohu të pranishmit me  historinë e arkeologjisë shqiptare që nga kohët e hershme e deri më sot.   
 
Z. Gilkes ka një eksperiencë të gjatë në Institutin e Arkeologjisë pranë Universitetit të ‘Anglisë Lindore’, ka ndihmuar në bashkërendimin e aktivitetit të  Organizatës së Konservimit dhe Zhvillimit të Gjirokastrës (tani Fondacioni Gjirokastra), në mbarëvajtjen e ekspeditave arkeologjike dhe turistike në Butrint, si dhe ka dhënë këshilla në zhvillimin e projekteve të trashëgimisë kulturore në vendin tonë.
 
Ndërkohë, ambasadori Qirko, duke falenderuar anëtarët e Shoqatës Anglo-Shqiptare për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në organizimin e këtij aktiviteti, çmoi punën e jashtëzakonshme të arkeologut Gilkes, si dhe u shpreh se Shqipëria është një vend mjaft joshës referuar fushës së arkeologjisë.​

Adresa

Ambasada Shqiptare
33 St. George\'s Drive,
London SW1V 4DG

Tel / Fax

Tel: +44(0) 20 7828 8897
Fax.+44 (0) 77 8562 8137
Emergency call:
+44 (0) 75 18662630

E-MAIL

embassy.london@mfa.gov.al
consular.london@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Shërbimi Konsullor:
E hënë, E mërkurë
09:00-14:00
Pasaportat: E marte, E Enjte 09:00-12:00