Ambasadori Qirko takon Znj.Cherie Blair, Kryetare e Omnia Strategy LLP

Në datën 12 tetor 2016, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Londër Z.Qirjako Qirko zhvilloi një takim me Znj. Cherie Blair, Kryetare e kompanisë ‘Omnia Strategy LLP’, një firmë ndërkombëtare ligjore, e cila ofron konsulencë strategjike për qeveritë, korporatat apo klientë privatë. Fillimisht, Ambasadori Qirko i shprehu asaj kënaqësinë për takimin me të, jo vetëm si një personalitet në fushën e së drejtës, por njëkohësisht dhe si bashkëshortja e ish Kryeministrit Toni Blair.   
 
Në vijim, Ambasadori shqiptar evidentoi rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon, angazhimin e qeverisë shqiptare në drejtim të përmbushjes së detyrimeve lidhur me fillimin e negociatave për anëtarësinë në BE të vendit, si dhe e njohu Znj. Blair me disa prej zhvillimeve të fundit në vend në drejtim të reformës kushtetuese e ligjore. Ai ndau të njëjtin vlerësim mbi nivelin shumë të mirë të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, si dhe shprehu dëshirën që këtij niveli të bashkëpunimit politik t’i përgjigjej edhe ai i bashkëpunimit ekonomik.
 
Znj. Blair, pasi vlerësoi shumë pozitivisht ritmin e reformave në vend, u angazhua për të përdorur reputacionin e saj profesional në drejtim të mbështetjes së iniciativave të bashkëpunimit nga ana e kompanive britanike. Ajo, gjithashtu ofroi edhe ndihmën dhe ekspertizën që ajo dhe kompania e saj ligjore ka në drejtim të trajnimit të juristëve shqiptarë në fushën e arbitrazhit ndërkombëtar, apo dhe në ato të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Adresa

Ambasada Shqiptare
33 St. George\'s Drive,
London SW1V 4DG

Tel / Fax

Tel: +44(0) 20 7828 8897
Fax.+44 (0) 77 8562 8137
Emergency call:
+44 (0) 75 18662630

E-MAIL

embassy.london@mfa.gov.al
consular.london@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Shërbimi Konsullor:
E hënë, E mërkurë
09:00-14:00
Pasaportat: E marte, E Enjte 09:00-12:00