Ambasadori Qirko takon personalitetin e shquar britanik Lordin Alain Watson of Richmond

 
Ambasadori Qirjako Qirko zhvilloi një takim me një nga figurat më të njohura në jetën politike, ekonomike, të medias dhe atë akademike në Londër, Lordin Alain Watson of Richmond.
 
Lordi Watson është ish President për shumë vjet i Partisë Liberale, President i CTN Communication dhe HAVA UK, lektor në disa universitete britanike dhe evropiane, këshilltar ekonomik i disa prej kompanive më të fuqishme britanike, botues i disa librave me karakter politiko historik.
 
Ambasadori Qirko njohu Lordin Watson me zhvillimet me të fundit në Shqipëri, kryesisht në fushën e marrëdhënieve me vendet fqinje si dhe përpjekjet për integrimin evropian të vendit. Gjithashtu, ai informoi bashkëfolësin për kuadrin ligjor që ka të bëjë me investimet e huaja si dhe klimën e favorshme që ekziston në këtë drejtim në vendin tonë.
 
Lordi Watson , si një mik I vjetër I Shqipërisë dhe shqiptarëve konfirmoi edhe një herë angazhimin e tij për të përdorur kontaktet dhe reputacionin që ka ne drejtim të nxitjes së firmave britanike për të investuar në Shqipëri.
 
Në përfundim të takimit Lordi Watson i dhuroi Ambasadorit Qirko librin e tij të fundit  Churchill’s Legacy.   

Adresa

Ambasada Shqiptare
33 St. George\'s Drive,
London SW1V 4DG

Tel / Fax

Tel: +44(0) 20 7828 8897
Fax.+44 (0) 77 8562 8137
Emergency call:
+44 (0) 75 18662630

E-MAIL

embassy.london@mfa.gov.al
consular.london@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Shërbimi Konsullor:
E hënë, E mërkurë
09:00-14:00
Pasaportat: E marte, E Enjte 09:00-12:00