Ambasadori Qirko takon përfaqësuesit e British Petroleum

Në datën 27.03.2017, Ambasadori Qirko zhvilloi një takim me përfaqësuesit e kompanisë britanike British Petroleum (BP), z. Peter Mather, Zëvendëspresident i Grupit Rajonal për Evropën dhe Kreu i Sektorit për Mbretërinë e Bashkuar, si dhe znj.Emily Olson, Zëvendëspresidente për Komunikimin dhe Çështjet e Jashtme për Korridorin Jugor. Përfaqësuesit e BP e njohën Ambasadorin me bashkëpunimin dhe rolin e kompanisë, si një ndër aksionerët kryesorë të projektit gazsjellës Trans Adriatic Pipeline (TAP), me ecurinë e këtij projekti në Shqipëri, por dhe më gjerë. Për më tepër, z. Mather pohoi se projekti TAP ka ecur në mënyrë të kënaqshme në Shqipëri dhe se bashkëpunimi me të gjithë aktorët e përfshirë është në nivelin e duhur.
 

Ambasadori Qirko, nga ana e tij falenderoi për bashkëpunimin dhe kontributin e vazhdueshëm në Shqipëri të kompanisë prestigjioze BP dhe shprehu gatishmërinë e tij për të asistuar çështjet apo problematikat që mund të hasen në të ardhmen.

 
Në përfundim të takimit, ai iu parashtroi bashkëbiseduesve kërkesën për mundësinë e rritjes së prezencës së kompanisë në drejtim të eksplorimit të naftës dhe gazit në territorin shqiptar.

Adresa

Ambasada Shqiptare
33 St. George\'s Drive,
London SW1V 4DG

Tel / Fax

Tel: +44(0) 20 7828 8897
Fax.+44 (0) 77 8562 8137
Emergency call:
+44 (0) 75 18662630

E-MAIL

embassy.london@mfa.gov.al
consular.london@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Shërbimi Konsullor:
E hënë, E mërkurë
09:00-14:00
Pasaportat: E marte, E Enjte 09:00-12:00