Ambasadori Qirko takon përfaqësues të medias shqiptare në Britani

Takimi me median

 

Në datën 08.09.2016 në ambientet e Ambasadës, z. Qirjako Qirko, Ambasador i RSH-së në Londër zhvilloi një takim me disa prej përfaqësuesve të komunitet shqiptar në Britaninë e Madhe të cilët zhvillojnë aktivitetin e tyre në fushën e medias.

Në takim ishin të pranishëm z. Arben Manaj korrespondent i televizionit kombëtar shqiptar Top Channel në Angli, si dhe z. Petrit Kuçana drejtues i Gazetës ‘Albania’.      

Në fjalën e tij Ambasadori shprehu falenderimet për punën dhe kontributin e vazhdueshëm të përfaqësuesve të medias lidhur me reflektimin e çështjeve me interes të komunitetit shqiptar, rolin në promovimin e vlerave dhe arritjeve të shtetasve shqiptar në Britaninë e Madhe.

 

Ai siguroi gatishmërinë për vijimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e Ambasadës në veprimtarinë dhe rolin e tyre.   

Adresa

Ambasada Shqiptare
33 St. George\'s Drive,
London SW1V 4DG

Tel / Fax

Tel: +44(0) 20 7828 8897
Fax.+44 (0) 77 8562 8137
Emergency call:
+44 (0) 75 18662630

E-MAIL

embassy.london@mfa.gov.al
consular.london@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Shërbimi Konsullor:
E hënë, E mërkurë
09:00-14:00
Pasaportat: E marte, E Enjte 09:00-12:00