Ambasadori Qirko takon organizatorët e London Design Biennale 2018

Ambasadori i RSH-së në Londër z. Qirjako Qirko zhvilloi një takim me përfaqësuesit e London Design Biennale - Drejtorin e saj Dr. Christopher Turner dhe znj. Kathryn Simpson, Menaxhere e Marrëdhënieve me Jashtë. Drejtori Turner e njohu Ambasadorin me aktivitetin e institucionit që ai drejton në organizimin e ekspozitave në fushën e artit dhe dizajnit inovativ të një niveli të lartë ndërkombëtar. Edicioni i parë i këtij forumi ndërkombëtar - London Design Biennale 2016,me ekspozimin e veprave artistike nga 37 vendeve të ndryshme të botës, është cilësuar një sukses në promovimin e identitetit unik kulturor të tyre në fushën e dizajnit global të shteteve.
 
Nisur nga fakti që vepra e titulluar ‘Bliss’, e skulptorit shqiptar Helidon Xixa, në ekspozitën e parë të këtij formati u pëlqye dhe u vlerësua shumë nga kritika dhe audienca, z. Turner përcolli ftesën për artistët shqiptar të interesuar për pjesëmarrjen në edicionin e dytë London Design Biennale 2018, që do të mbahet në Londër më 4-23 shtator 2018.
 
Ambasadori Qirko i shprehu atij gatishmërinë dhe angazhimin në bashkëpunimin me institucionet dhe artistët shqiptar për të mundësuar pjesëmarrjen e tyre në këtë event mjaft të rëndësishëm të promovimit të artit ndërkombëtar në Londër.  

Adresa

Ambasada Shqiptare
33 St. George\'s Drive,
London SW1V 4DG

Tel / Fax

Tel: +44(0) 20 7828 8897
Fax.+44 (0) 77 8562 8137
Emergency call:
+44 (0) 75 18662630

E-MAIL

embassy.london@mfa.gov.al
consular.london@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Shërbimi Konsullor:
E hënë, E mërkurë
09:00-14:00
Pasaportat: E marte, E Enjte 09:00-12:00