Ambasadori Qirko takon Kryetarin e Shoqates Anglo- Shqiptare, z. Nash

Takimi Qirko-Nash

 

Ambasadori i RSH-së në Londër z.Qirjako Qirko priti sot në ambjentet e Ambasadës z. Stephen Nash, kryetarin e shoqatës Anglo-Albania Association. Z. Nash shprehu dispozicionin për të vijuar më tej bashkëpunimin me Ambasadën shqiptare për çëshje të cilat ngrenë lart imazhin e Shqipërisë.

Ndërkohë z. Qirko falenderoi për punën e deritanishme të kësaj shoqate për kontributin disa vjeçar në promovimin e kulturës dhe të shoqërisë shqiptare në Britani.

Shoqata Anglo-Shqiptare është themeluar në vitin 1918 nga Aubrey Herbert, me qëllim mbështetjen e çështjes shqiptare në Britaninë e Madhe dhe për të promovuar njohjen e Shqipërisë së Pavarur.

Sot kjo shoqatë është mjaft aktive për promovimin e vendit tonë dhe në të cilën janë anëtarësuar persona të mirënjohur të diplomacisë, historisë, letërsisë, kulturës etj.

Adresa

Ambasada Shqiptare
33 St. George\'s Drive,
London SW1V 4DG

Tel / Fax

Tel: +44(0) 20 7828 8897
Fax.+44 (0) 77 8562 8137
Emergency call:
+44 (0) 75 18662630

E-MAIL

embassy.london@mfa.gov.al
consular.london@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Shërbimi Konsullor:
E hënë, E mërkurë
09:00-14:00
Pasaportat: E marte, E Enjte 09:00-12:00