Ambasadori Qirko takon Dr. Fatmir Terziu

Në datën 27.10.2016, Ambasadori i RSH-së në Londër Z.Qirjako Qirko zhvilloi një takim në Ambasadë me shkrimtarin, studiuesin dhe pedagogun Dr. Fatmir Terziu, i cili krahas punës së tij akademike, ushtron dhe punën e kryeredaktorit të gazetës “Albanian News” dhe medias “Fjala e Lirë” në Mbretërinë e Bashkuar.
 
Ambasadori Qirko u njoh me kontributin e Dr Terziu në fushën intelektuale, botimet e tij, si dhe të talenteve shqiptare që jetojnë dhe punojnë këtu. Në fjalën e tij, Ambasadori shprehu falenderimet për punën dhe kontributin e vazhdueshëm të medias që përfaqëson dhe drejton Dr. Terziu lidhur me reflektimin e çështjeve me interes të komunitetit shqiptar, rolin në promovimin e vlerave dhe arritjeve të shtetasve shqiptar në Britaninë e Madhe. Ai siguroi gatishmërinë për vijimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e Ambasadës në veprimtarinë dhe rolin e tyre. Në funksion të kësaj, bashkëbiseduesit ranë dakord për organizimin e një takimi në ambientet e Ambasadës në një kohë të afërt, në të cilin Dr. Terziu të lançojë studimin e tij akademik “Një Kadare ndryshe..."
 
Në fund të takimit Dr. Terziu i dhuroi arkivit të Ambasadës librin “Terziu, krijues i risive artistike”, me shkrime përmbledhëse të autorëve më në zë të letrave shqipe në lidhje me krijimtarinë e tij, të cilat janë përmbledhur nga Prof Dr Zyhdi Dervishi.

Adresa

Ambasada Shqiptare
33 St. George\'s Drive,
London SW1V 4DG

Tel / Fax

Tel: +44(0) 20 7828 8897
Fax.+44 (0) 77 8562 8137
Emergency call:
+44 (0) 75 18662630

E-MAIL

embassy.london@mfa.gov.al
consular.london@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Shërbimi Konsullor:
E hënë, E mërkurë
09:00-14:00
Pasaportat: E marte, E Enjte 09:00-12:00