Ambasadori Qirko merr pjesë në hapjen e një shkolle të re shqipe në Londër

Në dt. 29 tetor në rajonin e Walthamstow të Londrës, u çel një shkollë e re për mësimin e gjuhës shqipe. Në ceremoninë e organizuar në këtë rast merrnin pjesë drejtues të shoqatës ‘Ardhmëria’, diplomatë nga Ambasada shqiptare në Londër, këshilltari shqiptar në bashkinë e Waltham Forest, z. Kastriot Berberi, etj.
 
Kryetari i shoqatës ‘Ardhmëria’ z. Lutfi Vata foli për aktivitetin shumëvjeçar të kësaj shoqate, veçanërisht në drejtim të ruajtjes dhe mësimit të gjuhës shqipe nga fëmijë dhe student shqiptar.
 
Në fjalën e tij, Ambasadori Qirko vlerësoi aktivitetin e shoqatës ‘Ardhmëria’ për kontributin e rëndësishëm në drejtim të ruajtjes së gjuhës dhe vlerave kulturore shqiptare nga komuniteti shqiptar në Britaninë e Madhe. Në vijim ai theksoi rëndësinë që ka mësimi i gjuhës shqipe si një element i rëndësishëm për ruajtjen e identitetit kombëtar, vlerave e traditave shqiptare.  ​

Adresa

Ambasada Shqiptare
33 St. George\'s Drive,
London SW1V 4DG

Tel / Fax

Tel: +44(0) 20 7828 8897
Fax.+44 (0) 77 8562 8137
Emergency call:
+44 (0) 75 18662630

E-MAIL

embassy.london@mfa.gov.al
consular.london@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Shërbimi Konsullor:
E hënë, E mërkurë
09:00-14:00
Pasaportat: E marte, E Enjte 09:00-12:00