Ambasadori Qirko akreditohet Përfaqësues i Përhershëm i RSH-së në IMO

 
Në datën 14 Nëntor 2017, Ambasadori Qirko paraqiti pranë z. Kitack Lim - Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës Ndërkombëtare Detare (IMO) Letër Kredencialet për caktimin e tij Përfaqësues i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në këtë organizatë.
 
Ambasadori Qirko e falenderoi z. Lim për mbështetjen dhe asistencën teknike që IMO i ka dhënë Shqipërisë në drejtim të ecurisë së reformimit të transportit detar shqiptar dhe kualifikimit të administratës detare. Ai i parashtroi Sekretarit të Përgjithshëm kërkesën për vijimin e mbështetjes së Shqipërisë në të ardhmen nga Organizata, veçanërisht në përfshirjen e më shumë përfaqësuesve të administratës shqiptare në trajnimet rajonale. 
 
Z. Lim përgëzoi për nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve të Shqipërisë me Organizatën, si dhe konfirmoi vullnetin e mirë që ekziston nga të dyja palët për t’i  intensifikuar më tej ato në të ardhmen. Gjithashtu, ai pohoi se Shqipëria, nisur nga pozicioni mjaft i favorshëm i saj gjeografik zotëron kushte dhe mundësi të mëdha për zhvillimin e transportit detar, i cili dhe do të kishte ndikim mjaft të ndjeshëm në ekonominë e vendit.  

Adresa

Ambasada Shqiptare
33 St. George\'s Drive,
London SW1V 4DG

Tel / Fax

Tel: +44(0) 20 7828 8897
Fax.+44 (0) 77 8562 8137
Emergency call:
+44 (0) 75 18662630

E-MAIL

embassy.london@mfa.gov.al
consular.london@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Shërbimi Konsullor:
E hënë, E mërkurë
09:00-14:00
Pasaportat: E marte, E Enjte 09:00-12:00